Arkiva e lajmeve
                   

ORGANIZATA “NDIHMË FËMIJËVE” NDAN BURSA PËR NXËNËSIT NGA JUGU I SËRBISË

26. nëntor 2013.

Vranjë/Bujanoc/Surdulicë/Vlladiçki Han – Në kuadër të projektit “Dituria dhe njohuria kundër varfërisë” , organizata “Ndihmë fëmijëve” nga Beogradi ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për nxënës, konkursi skadon me 30 nëntorë. Konkursi i është dedikuar nxënësve të shkollave të mesme nga familjet e varfura materjalisht nga Vranja, Bujanoci, Surdulica dhe Vlladiçki Hani, të cilët për herë të parë janë regjistruar në klasën e caktuar në vitin aktual të vitit shkollor, ku shkollimi finansohet nga buxheti, të cilët kanë nështetësi të Republikës së Sërbisë dhe të mos të jenë shfiritëzues të ndonjë burse tjetër apo kredie.

Gjithësej do të ndahen 40 bursa. Aplikacioni dorëzohet në shkollë ku nxënësit apo kandidatët janë të regjistruar dhe e ndjekim mësimin shkollorë. Shkolla dokumentat e konkursit do të i’a përcjell ekipit të projektit të organizatës “Ndihmë fëmijëve”, ku të cilët në bazë të kushteve dhe kritereve do të publikojnë rang listen preliminare, e cila do të shpallet deri më 12 dhjetorë.

Bursa mbulon nëntë muaj të vitit shkollorë 2013/2014 dhe paguhet në tri këste.

Burim:Jugmedia dhe Trupi koordinues