Arkiva e lajmeve
                   

ORGANIZATA KOMUNALE E PENSIONISTËVE NË MEDVEGJË KA DYFISHUAR ANËTARËSIMIN E SAJ

24. janar 2022.

Medvegjë-Beograd Shoqata e Pensionistëve të Komunës së Medvegjës në vitin e fundit edhe pse në kushtet e pandemisë ka dyfishuar anëtarësinë e saj.

“Nga 1630 pensionistë që jetojnë në territorin tonë të komunës  të Medvegjës, neve na u  bashkuan rreth 960 anëtarë aktivë. Falë Nebojsha Arsiqit dhe vetëqeverisjes lokale të qytetit të Medvegjës, pensionistët tanë kanë këndin e tyre, një klub të dekoruar bukur në Medvegjë, dhe të njëjtin do ta rregullojmë vitin e ardhshëm në Banjën e Sijarinës, të moshuarit janë thjesht të etur për t'u shoqëruar theksoi Milladin Sharac , kryetar i organizatës Komunale të pensionistëve të komunës së Medvegjës.

Kryetari i kësaj organizate komunale thekson bashkëpunimin e gjithanshëm me shoqatën rajonale të pensionistëve me seli në Leskoc, si dhe me shoqatën e pensionistëve të qytetit të Leskocit.

"Ne do të bëjmë numër të madh të aktiviteteve të planifikuara për të mbrojtur standardin e jetesës dhe shëndetin e anëtarëve tanë së bashku gjatë vitit 2022," tha Bratisllav Zdravkoviq, kryetar i Shoqatës së pensionistëve të Leskocit dhe koordinator i shoqatave komunale për rrethin administrativ të Jabllanicës.

Të dy kryetarët e shoqatave komunale, Bratisllav Zdravkoviq dhe Milladin Sharac, theksojnë daljen më të madhe të papritur të anëtarëve për shkak të vdekshmërisë së lartë të popullatës së moshuar nga korona virusi.

“Anëtarët e moshuar po e kanë gjithnjë e më të vështirë të vendosin, me shumë mundësi për mungesë parash, të vazhdojnë trajtimin në Leskoc apo Nish, kështu që ata janë viktima të shpeshta të sëmundjeve të tjera të rënda dhe të padukshme”, theksoi Milladin Sharac.

Burimet:Jugpres, Trupi Koordinues