Arkiva e lajmeve
                   

ORË FALAS TË GJUHËS ANGLEZE

30. gusht 2017.

Bujanoc – Shoqata e Arsimtarëve të Gjuhës Angleze “ELTA”, përmes përkrahjes së ambasadës së SHBA-vë në Republikën e Serbisë, organizon programin dyvjeçar të orëve falas të gjuhës angleze për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Vrajë dhe Bujanoc, të moshës prej 13 deri 15 vjeçare.

Programi i bursës “The English Access Microscholarship Program” ofron baza të gjuhës angleze dhe i dedikohet nxënësve nga familjet e rrezikuara sociale.

Organizata “ELTA” fton të gjithë arsimtarët e gjuhës angleze dhe kujdestarët e klasave që t`i propozojnë kandidatët potencial dhe t`i ndihmojnë që në pajtushmëri me prindërit të paraqiten në këtë program.

Afati për paraqitje është 24 shtator 2017.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues