Arkiva e lajmeve
                   

OMBUSMANI PASHALLIQ: PROBLEMET I ZGJIDHIM NË KOMUNIKIMIN DIREKT

17. tetor 2017.

Bujanoc – Mbrojtësi i Qytetarit Zoran Pashalliq ka vizituar Bujanocin, ku me kryetarin e komunës Shaip Kamberi ka biseduar rreth problemeve në këtë mjedis shumë nacional dhe zgjidhjen e tyre.

Pashalliq ka shprehur gadishmërinë e Zyrës së tij për zgidhjen e problemeve të evidentuara, duke rikujtuar se vizita në komunën e Bujanocit është e para në jugun e Serbisë pas ardhjes së tij në pozitën e ombuspersonit, para afër tre muajve.

 “Mendoj që problemet më së miri realizohen në komunikimin direkt. Bisedimet kanë qenë rreth gjithë problemeve të cilat do t`i zgjidhmi”, tha Pashalliq.

Kryetari Kamberi, pas përfundimit të takimit, ka deklaruar për mediat se nga bashkëbiseduesi i tij ka marrë vërtetimet rreth ofrimit të përkrahjes për zgjidhjen e gjitha problemeve.

Ai, para të gjithëve, ka përmendur problemin me tekstet shkollore në gjuhën shqipe.

„Presim bashkëpunimin serioz dhe më të madh me Zyrën e Mbrojtësit. Mendoj që Pashalliq ka kuptuar të gjitha problemet tona”, tha Kamberi.

Para takimit me Kamberin, Pashalliq ka vizituar zyrën e Ombuspersonit në Bujanoc dhe në të cilën ka pasur bised më një qytetar.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues