Arkiva e lajmeve
                   

OEBS:QËLLIMI ËSHTË LIRIA E PLOTË E MEDIAS DHE SIGURIA E GAZETARËVE

1. korrik 2022.

Beograd - Misioni i OSBE-së në Serbi dhe organizata e OSBE-së për lirinë e medias organizuan një konferencë treditore kushtuar lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve. Gjatë konferencës u mbajtën takime me autoritetet, komunitetin mediatik, shoqërinë civile, duke përfshirë Prokurorin publik të Republikës, ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Serbisë dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Serbisë.

U prezantuan rreziqet e njëanshmërisë dhe ndikimit në gazetarinë lokale, si dhe u diskutua edhe për lirinë e shprehjes gazetareske. Konferenca u mbështet edhe nga USAID Serbi, po ashtu  u diskutuan rreth temave nga përfaqësues të BIRN dhe Komisioneri për mbrojtjen e barazisë. Gjithashtu u prezantua Manuali i politikave:Reflektim mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në lirinë e shprehjes (SAIFE), i cili ofron udhëzime për shtetet se si të mbrojnë lirinë e fjalës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikola Selakoviq, ka takuar përfaqësuesen e OSBE-së për liri mediatike, Teresa Ribeiro, duke thënë se Serbia i kushton rëndësi të madhe çështjes së lirisë së mediave dhe bashkëpunimit me përfaqësuesen e OSBE-së në këtë fushë.

Selakoviq e informoi bashkëbiseduesen se qeveria jonë po bën përpjekje të mëdha në zbatimin e Planit të veprimit për zbatimin e Strategjisë për Zhvillimin e sistemit informativ publik për periudhën 2020-2025. dhe se ndryshimet e mëtejshme të ligjeve për media në përputhje me Planin e Veprimit do të vazhdojnë pas formimit të Qeverisë së Serbisë.

Siç tha shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu, OSBE-ja do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në punën e saj shumë të rëndësishme, zbatimin e Planit të Veprimit për Strategjinë për Media.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të mediave nga jugu i Serbisë, ndërsa para Shërbimit të Trupit Koordinues ishte e pranishme ndihmësdrejtoresha në detyrë Tamara Millosheviq - Grbiq.

Burimi : OEBS. Tanjug, Koordinaciono telo