Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË BUJANOC NË SFIDËN BIZNESORE

4. nëntor 2015.

Bujanoc – Nxënësit e shkollave të mesme në Bujanoc, sëbashku me moshatarët e tyre nga 14 qytetet e Serbisë juglindore, do të marrin pjesë në “Sfidën biznesore”, garë rajonale e nxënësve të shkollave të mesme në aftësitë sipërmarrëse, garë e cila të enjten në Çeshmën e Pashës në Leskoc, do t’i mbledh 120 nxënës nga 21 shkolla të mesme.

Pranë “Sfidës biznesore”, do të qendrojnë nxënësit nga Aleksinca, Bujanoci, Knjazhevci, Kurshumlisë, Kuçevës, Leskocit, Medvegjës, Nishit, Pirotit, Prokuplës, Svërlingut, Vlladinçin Hanit, Vllasotincës, Vuçjes dhe Zajeçarit, të cilëve iu është dhënë detyra e cila paraqet problem real biznesor.

Me ndihmën e vullnetarëve biznesor, ekipet e nxënësve nga shkollat e ndryshme do të gjejnë zgjidhjen e problemeve dhe do të krijojnë planin biznesor dhe prezantimin i cili do t’i prezantohet anëtarëve të jurisë dhe publikut.

Gara ka filluar me qëllim që të arrijnë nxënësit të përdorin aftësitë e tyre në mënyrë inovative dhe kështu të avansojnë shpirtin e tyre sipërmarrës dhe t’i rrisin mundësitë e tyre për punësim.

Anëtarët e tri ekipeve të para të plasuara do t’i sigurojnë vetes vend në Finalen Nacionale, ndërsa fituesit e nivelit nacional do të marrin pjesë në Sfidën biznesore të Ballkanit perendimor në Zagreb, sëbashku me moshatarët nga Kroacia, Bosna dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Garën e realizon organizata “Të arriturat e të rinjëve në Serbi”, ndërsa finansohet nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë.

Burimi: Juzhne Vesti, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues