Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË BUJANOC NË FINALET TË GARËS “EUROPË TI JE AJO”

3. maj 2017.

Bujanoc – Finalistët e kuizit të diturisë “Europë ti je ajo” nga jugu dhe lindja e Serbisë, të cilin e realizon Progresi i UE-së, janë ekipet “Kalorësit e shëndetit” nga shkolla e mesme profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc, ekipi i gjimnazit të Prijepolës, ekipi “Ambasadorët” nga gjimnazi i Novi Pazarit dhe “Zeleni zid” nga shkolla teknike “Boshko Kërtiq” nga Bojniku.

„Programi zhvillimor “Progresi i UE-së” ka nisur kampanjën “Europë ti je ajo”, në mënyrë që të ofrohen të rinjëve çështjet e UE-së, integrimeve europiane, mardhënieve të Serbisë dhe UE-së dhe gjithë asaj që nxënësit e shkollave dhe studentët mund t`i shfrytëzojnë për programet e shkëmbimit dhe avansimit jashtë vendit”, ka thënë Goran Zariq, organizator i garës “Europë ti je ajo”.

Në garë kanë marrë pjesë shkollat e mesme nga 34 komuna të jugut dhe lidnjes së Serbisë në të cilat Progresi i UE-së i realizon projektet e veta.

Në mesin e finalistëve është ekipi i shkollës “Sveti Sava” nga Bujanoci.

„Kemi aplikuar me projektin “Kalorësit e shëndetit”, esenca e të cilit është përmirësimi i kualiteteve të jetës së fëmijëve në shkollë përmes programit të ushqyerit. Fëmijët të cilët ndjekin drejtimin e hotelerisë gjatë praktikës do të mund të përgadisin shuajtje të shëndetshme të cilat do t`i sjellin në shkollë dhe t`ia ofrojnë nxënësve. Nxënësit do t`i blejnë me një çmim të ulët, pastaj nxënësit e drejtimit ekonomik do ta bëjnë analizën e harxhimeve. Ata të drejtimit mjekësor do të mbajnë punëtori në temën e ushqimit të shëndetshëm jo vetëm për moshatarët e tyre, por të gjithëve në Bujanoc”, tha Ivana Mitroviq nga shkolla e mesme profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc.

Dy shkollat nga secili rajon të cilat do të fitojnë më shumë poena do të marrin nga 100 mijë dinarë për realizimin e projektit të cilin e kanë propozuar dhe i cili duhet të kontribuojë në përmirësimin e jetës së nxënësve apo kualitetit të arsimit.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues