Arkiva e lajmeve
                   

“NUK PRESIM INCIDENTE NË JUGUN E SËRBISË”

19. shkurt 2013.

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, ka thënë që jugu i Sërbisë nuk është vatër potenciale, ashtu siç ka deklaruar më herët analisti kosovar Azem Vllasi.

“Mendoj se ky nuk është vlerësim i drejtë. Është e vërtëtë që jugu i Sërbisë ka probleme të mëdha, para se gjithash ekonomike, por kjo po tentohet të shrytëzohet politikisht. Jugu i Sërbisë është stabil dhe nuk presim kurrnifarë ngjarjesh të pakëndshme” ka thënë Stankoviq për RTS-in.

Duke folur për problemin e librave amë në jugun e Sërbisë, Stankoviq ka thënë se problemi kryesor është mosrespektimi i ligjit.

Në vitin 2009 është miratuar ligji për librat amë, i cili parasheh se emrat e të gjithë qytetarëve sëpari të shkruhen në çirilicë, e pastaj me shkronjat amë. Në jugun e Sërbisë kjo nuk ka qenë kështu, e diku kjo është keqpërdorur dhe është shfaqur si problem se shqiptarët nuk munden emrin e tyre ta shkruajnë në çirilicë” ka thënë ai.

Stankoviq ka deklaruar se ka biseduar me autoritetet e vetëqeverisjes lokale.

Po mundohemi, që me aktivitetet tona të rregullta të reduktojmë problemet që preokupojnë qytetarët, si gjendja ekonomike dhe punësimi, ndërsa gjithëçka tjetër e konsiderojmë  lojë politike në të cilën nuk dëshirojmë të marrim pjesë. Ai tha që liderët e partive nga jugu i Sërbisë gjatë bisedave janë porositur se preokupimi kryesor 5 tyre të jetë prosperiteti ekonomik, ndërsa çështjet politike të zgjidhen në përputhje me detyrimet që ka shteti ndaj pakicave kombëtare.

Ai për pjesën e dytë të muajit prill ka paralajmëruar organizimin e panairit në jugun e Sërbisë.

“Obligimi ynë është që të gjithë të mundohemi të inkurajojmë zhvillimin ekonomik në jug të Sërbisë, presim pjesëmarrjen e ambasadorëve, miqëve të jugut të Sërbisë, si dhe shteteve të tjera të cilat kanë shprehur dëshirën që të investojnë këtu” ka thënë Stankoviq dhe ka theksuar se panairi do të organizohet në bashkëpunim me Odën ekonomike të Sërbisë.

Burimi: RTS