Arkiva e lajmeve
                   

NUK PËRMENDET ASKUND SHKËMBIMI I TERRITORIT MIDIS SERBISË DHE KOSOVËS

24. dhjetor 2018.

Beograd - Zoran Stankoviç  kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me rastin e 18 viteve të funksionimit dha një intervistë për gazetën ditore "Danas".

"Mendoj se marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve janë reale dhe se nuk ka tensione dhe konflikte ndëretnike, ata jetojnë pranë njëri-tjetrit, ashtu siç kanë jetuar dhe deri më tani  mund të jemi të kënaqur", tha Stankoviç.

I pyetur për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve sot, Stankoviç tha se javën e kaluar është shënuar 18-të vjetori i themelimit të Trupit Koordinues për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

"Ne kishim situatën se ishte performanca e fëmijëve. Fëmijët shqiptarë, serbë dhe romë ishin të pranishëm dhe salla ishte plot. Në këtë performancë u identifikuan problemet kryesore të Komunës së Bujanocit, problemi i mbeturinave, vendosja e semaforëve dhe një sallës sportive. Të pranishëm ishin të gjithë përfaqësuesit e strukturave politike lokale dhe të vetëqeverisjes lokale nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe biznesmenët kryesorë. Qëllimi funksional i Trupit Koordinues është arritja e paqes dhe nuk është e shtypur në asnjë mënyrë” tha Stankoviç.

I pyetur si e sheh të ardhmën serbo – shqiptare në mardhenjet në ato tri komuna, sepse në shumë debate politike po flitet për ndrrim teritore në mes të Sërbis dhe Kosovës , Stankoviqi tha:

“Ndrrimi I teritoreve dhe bashkimi I Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, është diqka që është folur në qëndrimet e disa liderve shqiptarë të Kosovës dhe Metohis, para së gjithash Hashim Thaçi ka folur për këtë. Mirpo askund zyrtarish, as në biseda ndërkombëtare të përbashkët, nuk është cekur pyetja e ndrrimeve të teritoreve dhe askund nuk është vëtë në pyetje integriteti territorial i këtyre tri komunave, si dhe mendoj që edhe në të ardhmën nuk do ta inicijon askush. Faktet tona janë bisedat tona me bashkësin ndërkombëtare e cila eshtë e vendosur se nuk do të ketë asnjë ndryshim. Fakte është se edhe gjat bisedave në mes shtetit të Shqipëris dhe atij të ashtuquajtru Kosovë, në asnjë fjal nuk janë përmendur këto tri komunat. Thaçi ka vërtetuar se kjo do të jetë pjesë e bisedmive në Bruksel.Deri tash askush nuk e ka cekur se këto tri komuna të vendosen në bisedat e brukselit e lere më që të bisedohet për të. Po mendoj që gjetja është pjekur dhe se duhet ta kuptojm që e ardhmja e atyre njerzve nga ato hapsira janë mbështetur në Republikën e Sërbis dhe duhet që së bashku të punojn dhe ë bashkpunojnë dhe se ajo to di sjell të mira që të gjith I presin.

Pjesën tjetër të intervistës së Zoran Stankoviqit për gazëtën ditore “ Danas”  mundeni ta lexoni në

https://www.danas.rs/drustvo/nigde-nije-pominjana-razmena-teritorija-izmedju-srbije-i-kosova/

Burimi: Danas dhe Trupi koordinues