Arkiva e lajmeve
                   

NUK KA RREZIK NGA SHPËRTHIMI I EPIDEMISË PAS PËRMBYTJEVE

28. janar 2015.

Vranjë – Pas përmbytjeve të mëdha të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në Vranjë dhe në gjithë jugun e Serbisë, situate deri për tani është nën kontroll dhe punohet për konfirmimin e dëmëve.

Deri tash nuk egziston rrezik nga sëmudjet ngjitëse. Drejtoresha e Entit për Shëndet Publik në Vranjë, Erzhira Antiq, ka deklaruar se ky institucion çdo ditë kryen kontrollet në burimet e ujit të pijshëm.

„Nuk ka rrezik nga epidemitë hidrologjike apo infeksionet. Çdo ditë kryejm analizat e burimeve të ujit të pijshëm dhe ajo deri më tani ka qenë në kufirin e normales edhe kimikisht por edhe mikrobiologjikisht. Gjithsesi, do të vëzhgojmë situatën edhe në ditët e ardhshme sepse pasojat e përmbytjeve deri më tani janë sanuar“, thotë Erzhira Antiq.

Në të gjitha pesë komunat e rrethit të Pçinjës ende është në fuqi situata e jashtëzakonshme sepse egziston rreziku nga rrëshqitjet të cilat në ditët e fundit kanë ndodhur në disa lokacione. Komisioni për vlerësimin e dëmëve ende nuk ka dalur në terren. Pas përfundimit të kësaj pune do të merret vesh se sa kanë qenë dëmet të cilat i kanë shkaktuar përrenjët në katër ditët e fundit në jugun e Serbisë.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues