Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIA - DEKLARATA E ZORAN STANKOVIQIT

11. maj 2013.

Qeveria apsolutisht është e interesuar për zgjidhjen e problemeve të pakicës shqiptare ka thënë  Zoran Stankoviq kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke theksuar se të gjitha çështjet do të zgjidhen nëpërmjet insitucioneve shtetërore me dinamikën që e parashef ligji.

Në prani të përfaqësuesve të qeverisë dhe ambasadorëve, personalisht që nga 23 shkurti deri tani kam qenë në këto komuna 10 herë dhe atherë nga njerëzit që jetojnë në këto hapsira kam marrë shumë kërkesa për zgjidhjen e çështjeve jetsore. Theksoj se Shërbimi i Trupit Koordinues është në kontakt të përhershëm me drejtuesit e komunave dhe se ekipi po pregadit medimet e ministrisë së qeverisë serbe si dhe në çfarë mënyre mund të zgjidhjen kërkesat e liderëve shqiptar.Përkujtoj se me 25 prill në Odën ekonomike të Serbisë nën organzimin e Trupit Koordinues është mbajtur Panairi i potencialeve të investimeve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në të kanë marrë pjesë  të gjithë përfaqësuesite komunanve me ekipet e tyre si dhe ndërrmarjet dhe ata kanë prenzatuar mundësitë e investimeve para  përfaqësuesve të Qeverisë, ministritë, sekretarëve të shtetit, 10 ambasadorëve, përfaqësuesve e institucioneve ndërkombëtare dhe investitorëve e interesuar.Kjo është njëra ndër pikat në të cilat liderët shqiptar më së shumti kanë insistuar në kërkesat e tyre, pasi pa nxitje të ekonomisë nuk ka as punësime të të rinjëve" ka thënë Stankoviq.

Stankoviq ka theksuar se nuk e ka të qartë se pse liderët shqiptar gjithmonë janë të paknaqur me atë që është bërë dhe se në këto tri komuna duhet të rrespektohen rregulloret dhe ligjet sikur në pjesët tjera të Serbisë.