Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIA – 22.05.2019

22. maj 2019.

Beograd - "Në disa raste fola në temën e bashkimit eventual të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me territorin e Kosovës dhe Metohisë dhe shpreha mendimin e bazuar në pozicionin unik të autoriteteve shtetërore dhe bindjen e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që merren me këtë çështje, që këto tre komunat ishin dhe do të mbeten pjesë e territorit të Republikës së Serbisë ", tha Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Trupi Koordinues ka një rol dhe përgjegjësi për koordinimin e punës në mes pushtetit lokal dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe organeve të tjera shtetërore, shpjegoi Stankoviq duke shtuar se ky organ qeveritar nuk ka autoritet ekzekutiv që nënkupton sanksionet dhe sjellje të tjera të paligjshme.

Stankoviq ka thënë se është angazhohet për ligjet e Republikës së Serbisë të rrespektohen si dhe në rast të shkeljes të tyre të reagon në përputhje me ligjin. Respektimi i ligjeve të këtij vendi, është një obligim i të gjithë qytetarëve të saj dhe nuk mund të interpretohet si presion dhe shkelje të të drejtave të çdo personi, pavarësisht nga përkatësia kombëtare dhe fetare.

"Nëse autoritetet kompetente shtetërore vlerësojnë se disa procedura sështë shkelur ligji, ashtu siç konsiderohet në publik organizimi i " Ditëve të Komandant Lleshit "në Bujanoc, do të ketë  reagim për mënyrën e përcaktuar me ligj. Është e vërtetë se ekziston një mospërputhje mes deklaratave të disa liderëve shqiptarë dhe respektimit të ligjet të Republikës së Serbisë. Liderët lokal shqiptarë në punën e tyre të përditshme e respektojnë ligjet e vendit tonë dhe së bashku me ne punojnë për të mirën e qytetarëve të këtyre komunave. Theksoj, se publikisht iu është thënë nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë (2014), president i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Ilir Meta gjatë  vizitës në këto komunave (në vitin 2017), që të gjitha problemet e tyre si qytetarë të vendit tonë duhet t`i zgjidhin përmes organeve të Republikës së Serbisë. Thirrja për të kaluarën të cilën nuk e ndajnë të gjithë qytetarët e këtyre komunave nuk është rruga për të ardhmen që ne duam të ndërtojmë së bashku", tha kryetari i Trupit Koordinues.

Ne nuk kemi të drejtë që të reagojmë në provokime, gënjeshtra dhe manipulime duke respektuar interesat e qytetarëve të Republikës së Serbisë, të cilët na obligojnë në sjellje të përgjegjshme, profesionale dhe të civilizuar, përfundoi Stankoviq.

Burimi: Trupi Koordinues