Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM LIDHJE ME KONKURSIN E SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME PËR VITIN SHKOLLOR 2014/2015, NË TERRITORIN E KOMUNAVE PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS

14. tetor 2014.

Konkursi i Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për periudhën e vitit shkollor 2014/2015, i shpallur më 02 tetor 2014, në gazetën Politika, ndryshohet si në vijim:

PIKA I - NUMRI I PËRDORUESVE DHE KUSHTET E KONKURSIT – ndryshohet si në vijim pasusi i katërt:

 „Bursat i ndahen nxënësve të cilët vitin shkollor 2014/2015 e ndjekin në territorin e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Leskocit dhe Vrajës dhe kanë vendbanim në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.“

PIKA II - DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJE NË KONKURS – ndryshohet si vijim pasusi i katërt:

 „Vërtetimin të cilin e vërteton shkolla në të cilën nxënësi e ndjek mësimin, me të dhënurat e obliguara rreth regjistrimit në njërat nga vitet e shkollës së mesme për vitin shkollor 2014/2015, në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Leskocit dhe Vrajës, suksesin e arritur në vitin e kaluar dhe të dhënurën se kur nxënësi për herë të parë e ka regjistruar vitin në shkollën e mesme (formulari i Shërbimit të Trupit Koordinues me numër 2)

PIKA III - AFATI PËR PARAQITJE DHE DORËZIMIN E DOKUMENTAVE – ndryshohet si në vijim pasusi i parë:

„Afati për paraqitje në konkurs është deri më 24 tetor 2014, deri në ora 15:30.“

Konkursi i shpallur për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për periudhën e vitit shkollor 2014/2015, në të gjitha tjerat mbetet i vlefshëm.

Shkarko dokumentin: Njoftim

Burimi: Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës  së Sërbisë