Arkiva e lajmeve
                   

NISHVILL – FTYRA EUROPIANE E SERBISË: BASHKËPUNIMI ME TË RINJËT NGA BUJANOCI

13. tetor 2014.

Nishvilli është njëri ndër xhaz festivalet më të njohur dhe mw të vizituar në rajon, ku marrin pjesë muzicient të njohur botëror dhe i cili mbledhw publikun nga vende të ndryshme. Festivali çdo vit mbahet në kalanë e Nishit ndërsa përveç programit muzikor, pjesë e festivalit janë edhe punëtoritë dhe bisedat në të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit e programit kryesore dhe të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth xhazit.

Këtë vit Fondacioni i Nishvillit në program ka përfshirë edhe projektin „Jazz – shprehje multikulturore”, i cili ka nënkuptuar punën me muzicientët e rinj nga Bujanoci, Bosilegradi, Leskoci, Vlladiçin Hani dhe Vraja. Përveç asaj që është komunë multikulturore, Bujanoci është komunë e të rinjëve me zhvillim të jashtëzakonshëm të potencialit kulturor“, pohon Ivan Blagojeviq, drejtori i Fondacionit të Nishvillit.  

 

Në projekt kanë marrë pjesë nëntë të rinj nga kjo komunë. Përveç punëtorive të rregullta kanë pasur mundësi të shfaqen në Festivalin e Nishvillit edhe në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me orkestrën të cilën e kanë përbërë 50 të rinj nga Serbia.

Publiku i cili kishte mbushur sallën e shtëpisë së kulturës duke shoqëruar shfaqjet e fëmijëve të bashkësisë shqiptare, rome dhe serbe, të përfshira në projekt, kanë pasur mundësi të dëgjojnë edhe tingujt e grupit të Nishit „Jam Station”. Shikueshmëria dhe atmosfera janë fakte që Bujanoci ka audincë të xhazit.

Drejtori i fondacionit ka thënë se fëmijët me të cilët kanë bashkëpunuar nuk janë të ngarukar me paragjykime dhe dallime dhe kanë bashkëpunuar shkëlqyeshëm në mes veti. “Ekipi multietnik nga Bujanoci vepron si ekip i veçantë”, theksoi Bllagojeviq.

Qëndresa, Vlladimiri dhe Nezo për këtë vit janë pjesëmarrësit e Nishvill punëtorive të xhezit. Qëndresa është 16 vjeçe dhe këndon, Vlladimiri është 15 vjeçar dhe bie pianos, ndërsa Nezo është nxënës i klasë së tetë të shkollës fillore dhe cili i bie violinës. Kjo është hera e parë që ballafaqohen me xhaz muzikën dhe të tre kanë thënë se shumë i pëlqen xhazi si muzikë. Pjesëmarrja në punëtori përveç hyrjes në botën e xhazit dhe mundësisë për të përmirësuar zotërimi e shprehjes muzikore, i’u ka sjellë edhe përvojë të re, mundësi të udhëtimit, shoqërim të ndërsjelltë jo vetëm në prova por edhe gjatë kohës së lirë. Sipas fjalëve të Qendresës, kjo për atë ka qenë mundësi shtesë që përmes shoqërimit me moshatarët e saj edhe më mirë të mësoj gjuhën serbe.

Qëndresa, Vlladimiri dhe Nezo, me pjesëmarrësit tjerë të punëtorive do t’i prezantojnë publikut të enjtën më 16 tetor, në ora 17, në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc. Besojmë që numri i madh i shokëve të tyre do të vijnë që t’i përkrahin, sikur dhe me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Xhazit, kur salla e shtëpisë së kulturës kishte qenë përplot me djem dhe vajza të cilët ishin kurioz.

Për rëndësinë  e punëtorive të cilat Fondacioni i Nishvillit i organizon, tregon edhe koordinatori Vitomir Janjiq nga Bujanoci, i cili thotë se interesimi për punëtoritë ka qenë i madh dhe kjo ka kontribuar në krijimin e kontakteve në mes të rinjëve në këtë komunë. Nga Fondacioni i Nishvillit janë të bindur se qytetarët e Bujanocit janë të kënaqur me punëtoritë dhe koncertet, sepse “xhazi është pjesë e kulturës botërore, ku përmes tij është e mundur që të shprehen pjesët e traditës së tyre muzikore, përmes integrimit të trashigimisë kulturore të tyre”.

Sipas fjalëve të Bllagojeviqit, porosia e të rinjëve nga Bujanoci që me shembullin e tyre i’u dërgojnë këtë moshatarëve të tyre në pjesët tjera të Serbisë është kjo “Drejtohuni krijimtarisë dhe muzikës si gjuhë universale dhe duke u bërë miq me moshatarët e preferencave tw ngjajshme muzikore: me xhaz kundër hendekut (srb.  džezom protiv jaza)”.

Me përshtypjet e kaluara këtë vit, organizatorët e Nishvillit planifikonë vazhdimin e bashkëpunimit me të rinjët nga Bujanoci. Programin e këtij viti, finansiarisht e kanë mbështetur Zyra për Bashkëpunim me Shoqëritë Civile e RS-së dhe Delegacioni i UE-së në Serbi, ndërsa aktivitetet në Bujanoc i ka përkrahur Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së RS-së për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe komuna  e Bujanocit.

Burimi: Trupi Koordinues