Arkiva e lajmeve
                   

Nish: Shërohen fëmijët e djegur

23. shtator 2014.

Nish – Trevjeçarja A.J, nga Presheva, e cila para disa ditëve ka rënë në kazan me ujë të nxehtë, po shërohet me sukses në Klinikën për Fëmijë në Nish. Ajo ka marrë lëndime të gjëra, mirëpo jo të thella. Për dallim nga ajo, dyvjeçari A.E, nga Bujanoci, do të duhej që t’i bëhet transplantimi i lëkurës në kofshën e majtë të sipërme.

Millan Bojanoviq, kryeshefi i Bllokut Operativ në klinikë, apelon prindërit që të kushtojnë rëndësi fëmijëve të kësaj moshe, derisa është sezoni i përgaditjes së turshisë. Voglushja ka rënë në kazan me ujë nxehtë, mirëpo për fat, prindërit e saj menjëherë kanë mbështjellë djegien me ujë të ftohtë. Me këtë janë shmangur pasojat e rënda.

“Vajza ka ecur mbrapsht dhe ka rënë në kazan. Djegiet kanë kapur një të katërtën e trupit, Vlerësimet janë se nuk ka nevoj të operohet, mirëpo vendimin do ta marrim sot”, ka thënë kryeshefi Bojanoviq.

Djali nga Bujanoci është lagur me ujë në të cilin janë zier makaronat. Ka djegie në shpatull dhe në duar, mirëpo më e rrezikuar është kofsha e majtë.

Mjeku këshillon që djegiet të pastrohen vetëm me ujë të ftohtë. Asnjë ilaç tjetër i “gjyshes” nuk vjen në konsideratë.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues