Arkiva e lajmeve
                   

NGA SERBIA LARGOHET PROGRESI I UE-SË, PARALAJMROHEN PROGRAMET E REJA PËR 99 KOMUNA DHE QYTETE

13. shkurt 2018.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Pas veprimtarisë së saj tre e gjysmë vjeçare dhe ndihmës financiare prej 24,46 milionë euro për vetqeverisjet lokale në jug, lindje dhe perendim të Serbisë, programi zhvillimor Progresi Europian ndërpren punën, por nga kjo organizat arrijnë konfirmime se do të filloj një program i ri për t`i ndihmuar 99 komuna në këtë pjesë të Serbisë.

„Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës përmes programit zhvillimor të Progresit Europian për tri vite e gjysmë kanë përkrahur realizimin e më shumë se 250 projekteve në 34 vetqeverisje lokale në juglindje dhe jugperendim të Serbisë. Programi përfundon më 31 mars, ndërsa rezultatet janë të dukshme, dhe kështu mund të themi se programi ka kontribuar në forcilim e admnistratës lokale, konkurencës më të lartë të ekonomisë lokale, avansimin e infrastrukturës sociale dhe afariste, si edhe përfshirjes sociale, me qëllim që njerëzit në këtë pjesë të Serbisë të jetojnë më mirë”, thuhet në kumtesën e Progresit Europian.

Poashtu, theksohet se kontribut dhe punë e madhe është ivenstuar në ndërtimin e kapaciteteve lokale, si për përgaditjen poashtu edhe për menaxhimin e projekteve në vetqeverisjet lokale, po edhe tek grupet prodhuese bujqësore, klasterëve, kompanive të vogla dhe mikro, shoqëritë civile dhe mediat.

Programi është realizuar nga Zyra e KB për Shërbime Projektuese (UNOPS) në Serbi, ndërsa një pjesë e projekteve nga vlera e buxhetit të përgjitshëm nga UE-ja, apo më saktësisht shtatë milionë euro, është dakorduar dhe është ndarë për projektet infrastrukturore përmes Ministrisë së Financave, pëkatësisht Sektorit për Kontraktim dhe Financimin e Programve nga mjetet e UE-së (CFCU) pranë Ministrisë.

Mjetet e përgjithshme për realizimin e programit në vlerë prej 24.46 milionë eurove janë siguruar nga UE-ja (19.6 milionë euro) dhe Qeveria e Zvicrrës (4,86 milionë euro), ndërsa programi është realizuar në partneritet me Qeverinë e Republikës së Serbisë, e cila përmes vetqeverisjeve lokale ka marrë pjesë me afër 800.000 euro.

Siç kanë njoftuar donatorët e Progresit Europian, UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës, përkrahja për zhvillimin e qëndrueshëm të vetqeverisjeve lokale do të vazhdohet edhe në periudhën e ardhshme:

„Programi i ri do t`i përfshijë 99 komuna dhe qytete dhe do të realizohet përmes përkrahjes së UE-së. Ai do të dedikohet avansimit të konkurencës, përkrahjes së sektorit të kompanive të vogla dhe të mesme, zhvillimin e infrastrukturës, por edhe përfshirjen e grupeve të rrezikuara të banorëve, ndërsa Qeveria e Zvicrrës ndihmën e saj do t`ia fokusoj vetqeverisjeve lokale në avansimin e menaxhimit të mirë, kështu që ato do të kenë mundësi që përmes mjeteve të pakthyeshme dhe përkrahjes teknike të avansojnë transparencën dhe efikasitetin e punës, ndërsa posaçërisht sjelljen e shërbimeve të e-admnistratës (srb. e-uprava). Edhe një nga qëllimet e programit do të jetë avansimi i shërbimeve sociale dhe pozitës së gruas”, thuhet në kumtesën e përfaqësuesve të Progresit të UE-së, i cili këto ditë do të viziotj të gjitha vetqeverisjet lokale në të cilat janë investuar këto mjete.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues