Arkiva e lajmeve
                   

NGA KOMUNA E BUJANOCIT, 6.5 MILION PËR FERMERËT, SHUMA MË E MADHE E PARAVE PËR BLEGTORËT NGA TËRNOCI

7. korrik 2021.

Bujanoc - Beograd -Këtë vit 64 fermerë nga Bujanoci do të marrin nga Komuna fonde stimuluese në shumën totale prej 6.5 milion dinarë, ndërkaq pjesa më e madhe e parave, 2.75 milion dinarë ose 42 përqind, iu dha blegtorëve nga Tërnoci për blerje të bagëtive cilësore.

Subvencione u dhanë gjithashtu për ngritjen e gardheve me tel, ngritjen dhe pajisjen e serave, prokurimin e deleve si dhe pajisje për mjelje.

Sipas propozim Vendimit të komisionit kompetent, të publikuar të martën, shuma më e madhe individuale që u dha është 240.000 dinarë, ndërsa më e vogla është 13.944 dinarë.

Lista për subvencione komunale përfshin gjithashtu fermerë nga Bujanoci, Samolica, Muhoci, Breznica, Bilaçi, Konçuli, Nasalca, Letovica, Osllara, Karadniki, Sebrati, Rakoci, Baralevci, Sveta Petka, Levosoja dhe Bushtrani.

Komuna ka ndarë 20 milion dinarë në buxhet për këtë vit për subvencione në bujqësi.Mirëpo janë ndarë vetëm 6.5 milion dinarë, meqë kjo ishte shuma e mbetur e mjeteve për këtë dedikim pas shlyerjes së detyrimeve ndaj përfituesve të konkursit nga viti 2019

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues