Arkiva e lajmeve
                   

NGA FABRIKA “HEBËS”, JANË LIRUAR NGA PUNA 33 PUNËTORË

4. maj 2015.

Bujanoc – Përfaqësuesit e tri sindikatave të fabrikës së ujit mineral “Heba”, në Bujanoc, Sindikatit të Pavarur, sindikatit “Pavarsia” dhe Asociacionit të Sindikatave të Lira dhe të Pavarura, kanë organizuar grevën një orëshe përshkak të paralajmrimit nga udhëheqësia e kësaj fabrike për t`i larguar 33 punëtorë nga kjo kompani.

Përfaqësuesit e këtyre sinidikatave thonë se përfaqësuesëve të kësaj firme i`u kanë propozuar gjetje të ndonjë zgjidhjeje tjetër dhe kanë insistuar që të mos i lëshojnë punëtorët nga puna, mirëpo deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.

Rikujtojnë se edhe pas privatizimit, të kësaj sipërmarrje, sipas arsyeve të ndryshme numri i madh i punëtorëve kanë shkuar dhe se tani nga 501 punëtorë të dikurshëm është zvogëluar për tri herë.

Udhëheqësia e fabrikës së “Hebës”, nuk ka pranuar gazatarë, kështu që publiku ka mbetur i privuar nga përgjigjet e anës tjetër.

 

“Heba”, është shitur në fund të vitit 2008, për dy million e një euro kompanisë “Nektar”.
 

Punëtorët të cilët janë në grevë kërkojnë që shqyrtohet privatizimi i “Hebës” dhe ardhja e kryeministrit Alleksandër Vuçiqit.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues