Arkiva e lajmeve
                   

NEVOJAT KULTURORE TË TË RINJËVE NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

19. qershor 2017.

Medvegjë – Në kuadër të projektit të cilin e realizon Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Jugut të Serbisë, në sallën e Kuvendit të komunës së Medvegjës është organizuar biseda me të rinjët dhe është paraqitur rezultati i hulumtimit i realizuar në fund të vitit të kaluar.

Pranë shoqatës Qendra për Demokraci dhe Zhvillimin e Serbisë së Jugut, të pranishmëve iu është drejtuar gazetarja Lilana Stojanoviq, e cila ka kryer hulumtimin e rinisë në këto tri komuna.

Në mesin e hulumtuesëve kanë qenë të rinjët e nacionalitetit serb, shqiptar dhe rom, nxënësit dhe studentët dhe njerëzit me shkollim të lartë të moshës prej 18 deri 28 vjeçare.

Nebojsha Arsiq kryetar i komunës së Medvegjës, ka përshëndetur mysafirët dhe të rinjët e pranishëm, dhe veçanarisht e ka faleminderuar Lilana Stojanoviq për atë se është vesh për të rinjët dhe për atë që komunën e Medvegjës nuk e tejkalon gjatë realizimit të projekteve të rëndësishme.

„Jemi të vetëdijshëm për nevojat e të rinjëve dhe arsyes se janë forca nismëtare kryesore e secilës shoqëri, kështu që problemet e tyre dhe novojat që të vendosim në fokus ngjarjet. Kur janë ata të kënaqshëm, edhe Medvegja do të shkojë përpara, sepse ata tërheqin zhvillimin dhe sjellin ide të reja për të mirën e përgjithshme të vendit”, tha Arsiq.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se këto bashkësi etnike në komunën e Medvegjës kanë nevoja të njejta kulturore, probleme të ngjajshme dhe të njejta dëshira, të cilat i përkasin asaj që Medvegja të jetë vend në të cilin do të mbesin të jetojnë dhe punojnë, të krijojnë familje dhe kohën e tyre të lirë ta kalojnë në mjedisin e shëndoshë dhe të bukur, me të cilën ky mjedis është i pasur.

Projekti “Si deri tek dialogu – Nevojat kulturore të të rinjëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, përmes programit të Progresit Europian, financohen nga UE-ja, Qeveria e Zvicrrës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë.

Burimi: Narodne Novine Nish dhe Trupi Koordinues