Arkiva e lajmeve
                   

NETËT E GAJZERIT NË PANAIRIN E TURIZMIN NË NISH

4. prill 2017.

Medvegjë – Spitali Special për Rehabilitim “Gejzer” në Banjë të Sijarinës ka marrë pjesë aktivisht në Panarin e 18 Ndërkombëtar të Turizmin dhe pushimit aktiv i cili është mbajtur në sallën “çair” në Nish, nga 30 marsi deri më 1 prill.

Të punësuarit në “Gejzer”, sëbashku me Organizatën Turistike të Leskocit, Medvegjës, Bojnikut dhe Vllasotincës, kanë prezentuar në institucionin në të cilin punojnë.

Kryeshefi i marketingut të “Gejzerit”, Radivoje Saviq ka thënë se ky institucion është i njohur sipas fenomenit natyral individual – gejzeri dhe kjo është e para që i ofrohet mysafirëve.

“Përveç kësaj, “Gejzeri” ofron vizitorëve bllokun medicinal dhe terapi të ndryshme, si psh. masazhet nënujore me ujë mineral, terapinë peloide dhe elektro terapinë, sallën kineze e cila është nën mbikqyrjen e fizioterapeutit i cili realizon ushtrime individuale dhe grupore”, tha Saviq.

Ai rikujtoi se gjatë muajve veror në Banjën e Sijarinës organizohen manifestime të ndryshme të cilat tërheqin numrin e madh të mysafirëve, para sëgjithash nga jugu i Serbisë.

„Këtë vit për 20 herë me rradhë do të organizojmë “Netët e Gajzerës”, të cilat zgjasin dhjetë ditë. Do të organizojmë edhe manifestimin “Kazani i Artë i Gejzerës”, i cili mbahet për të shtatën herë”, tha Saviq.

Sipas fjalëve të tij, Spitali Special për Rehabilitim “Gejzer” vitin e kaluar ka shënuar rritje të konsiderueshme të numrit të netëve, ndërsa pritet që ky trend të vazhdoj edhe kët vit.

„Për më shumë se 50 përqind të mysafirëve tonë janë nga Vojvodina. Këto janë grupet të cilat në fund të viteve 90 kemi arritur që t`i animojmë dhe të cilat çdo vit vijnë dy herë në vit, nga pranvera dhe vjeshta”, tha Saviq.

Ai theksoi se disa nga organizatat të cilat gjithnjë sjellin anëtarët e vet në “Gejzer” në pushime dhe rehabilitim janë Lidhja e Invalidëve të Punës nga Zrenjanini, Lidhja e Invalidëve të Punës nga Novi Sadi, Ingjija, Batajnica, Stara Pazova, Nova Pazova dhe Mitrovica e Sremit.

Banja e Sijarinës ka 13 burime termominerale aktive në të cilat temperature sillet në mes 18 dhe 76 grad C. Ujërat e Banjës së Sijarinës ndihmojnë të sëmurit nga reumatizmi degenerativ dhe imflamator dhe ndihmojnë në përmirësimin pas kockave të thyer, çrregullimeve të nyjeve apo vendosjes së nyjeve artificiale.

Efekti i tyre pozitiv është konfirmuar edhe tek sëmundjet neurologjike dhe gjenekologjikë, traktit lëvizës, sëmundjeve të lëkurës, të veshkave dhe rrugëve urinare, dhe sëmundjeve të traktit gastrointestinal. 

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues