Arkiva e lajmeve
                   

NËNSHTRIMI I PROVIMIT TË SEMI-MATURËS NË BUJANOC

15. qershor 2017.

Bujanoc – Provimi përfundimtar nga gjuha serbe, përkatësisht gjuhës amtare, për nxënësit e klasave të teta është organizuar  dje në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, ndërsa provimi i matematikës do të realizohet sot në ora 9.

Semimaturantët testin e kombinuar nga bilogjia, kimia, fizika, historia dhe gjeografia do ta kalojnë të premten.

Nga 112 të regjistruar, testin e kanë kaluar 107 nxënës.

Sa i përket shkollës fillore “Muharrem Kadriu”, testin nga gjuha shqipe amtare dje e kanë kanë kaluar 112 nxënës nga 120 të regjistruar.

Testet nga gjuha amtare, në matematikë dhe testi i kombinuar, me pyetjet nga fizika, kimia, biologjia, historia dhe gjeografia, do të ketë 10 pikë, ndërsa suksesi nga shkolla do të siguroj 70 pikë maksimale.

Semimaturantët të cilët me sukses i zgjidhin këto teste do të dorëzojnë listat e dëshirave të tyre për regjistrim në shkollën e zgjedhur të memse më 24 qershor. Regjistrimi në shkollën e mesme është më 4 dhe 5 korrik.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues