Arkiva e lajmeve
                   

NEDIMOVIQ: TRI HERË MË SHUMË TË HOLLA PËR BUJQIT E RINJ

9. shkurt 2018.

Beograd - Ministri i Bujqësisë Branislav Nedimoviç tha se këtë vit do të ketë tre herë më shumë të holla për stimululimin e bujqëve të rinj, sesa që ishte përcaktuar në vitin 2017.

Ai tha se rezultatet e vërteta të këtyre masave stimuluese priten në tre deri në katër vjet, duke shtuar se Ministria do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë që duan të merren me bujqësi.

Nedimoviq shtoi se në vitin 2018, Ministria e Bujqësisë dëshiron të afirmojë sektorin e pemtarisë, hortikulturës dhe blegëtorisë, të cilat sipas vlerësimit tij, janë tri degët më të vështira të bujqësisë. Ai kujtoi se masat e dedikuara për bujqit e rinj u aplikuan për herë të parë në vitin 2017, dhe se interesimi ishte i madh dhe se 667 persona kishin marrë mjete për stimulim.

„Për herë të parë kemi dhënë 10.000 euro mjete të pakthyeshem, me këtë është dashur që secili bujk i ri të siguroj vet 25 përqind”, tha Nedimoviq. 

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues