Arkiva e lajmeve
                   

NEBOJSHA ARSIQ, KRYETAR I ORGANIT TË PËRKOHSHËM TË KOMUNËS SË MEDVEGJËS: SITUATA POLITIKE PO STABILIZOHET

17. korrik 2015.

Medvegjë – “Përpjekjet tona janë të drejtuara kah stabilizimi politik dhe ekonomik i komunës dhe mendoj që rezultatet tona shihen“, ka deklararuar kryetari i organit të përkohshëm pesëanëtarësh të komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, i cili me profesion është specialist i mjekësisë interne dhe magjistër i kardiologjisë.

Mbi çfarë baze mendoni se nuk ka më tensione, prej të cilës erdhi edhe sjellja e masave të përkohshme.

Organi i përkohshëm përbëhet prej pesë antarëve, një nga SNS-i, një është prej Grupit Qytetar Jabllanica e Epërme dhe një nga partia shqiptare PVD-së së Riza Halimit. Të gjitha vendimet merren me konsensuz, çka është send shumë i rëndësishëm. Nuk ka hakmarrje ndaj pjesëtarve të pushtetit të kaluar, por egziston bashkëpunimi edhe me anëtarët e caktuar të pushtetit të caktuar. Thjesht, nuk ka më tension.

Në vazhdë është aksioni që Banja e Sijarinës të bëhet në rendin e banjave për eskurzione të nxënësve, ndërsa punojmë edhe në të që kjo banjë të bëhet vend ku mund të mbahen mbledhjet kongresiale. Përndryshe, banja merrë vend kyç në programe tona zhvillimore.

Deri sa ishit në opozitë është folur rreth malverzimeve përgjat decenies së fundit në Medvegjë, si dhe mbi zbardhjen e parregullsive.

Detyra e anëtarëve të Organit të Përkohshëm është pikë së pari të përgadis zgjedhje dhe ato të zbatohen sipas ligjit dhe në një atmosferë demokratike, si edhe të bëhet gjithçka në përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe krijimin e kushteve më të mira për jetën e qytetarëve.

Jeni që një muaj në pushtet. Çfar gjendje keni hasur në buxhet?

Buxheti i planifikuar i komunës së Medvegjës për vitin 2015, është 498.925.000, në formimin e të cilit nuk kemi ndikuar. Në gjashtë muajt e parë janë realizuar gjithsej 149.700.000 dinarë, apo 29,25 %. Buxheti nuk është i ngarkuar me borxhe të mëdha, për atë punohet me ato që janë në dispozicion.

Situata rreth fabrikës së peletit, në të cilën janë pranuar 60 punëtorë, të cilave komuna ia paguan përfitimet e mbetura, është shumë e komplikuar dhe e vështirë.

Në vazhdë janë analizat, por është shumë e paqartë se si do të dalim nga ai problem.

Çka punohet momentalisht në territorin e komunës?

Mirëmbahet infrastruktura rrugore, çka nuk është punë e lehtë dhe e thjeshtë duke marrë parasysh se bëhet fjalë për terrenet malore dhe me pengesa të mëdha, pastaj rregullohet ndriçimi rrugor në periferitë e qytetit, ndërtohen muret mbajtëse si preventiv nga rrëshqitjet dhe është duke u punuar në kanalizimin atmosferik. Nuk ka investime kapitale që një kohë të gjatë, sepse ato nuk janë të mundura me këto mjete modeste buxhetore.

Rruga Leban-Medvegjë është në situatë katastrofike.

Iu jemi drejtuar Ministrisë së Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës me kërkesë për rekonstruktuimin e plotë të rrugës magjistrale Leban-Medvegjë në gjatësi prej 22 kilometrave, por edhe për revitalizimin e rrugës deri në Mutivodë dhe kjo do të ishte investim kapital. Shpresojmë në sukses.

Çka është bërë me premtimet për një komunë stabile, e cila do të ishte e përfshirë në programin zhvillimor të Republikës së Serbisë, siç keni thënë me rastin e emërimit?

Deri tek investimet kapitale arrihet përmes buxhetit republikan dhe donatorëve edhe atë jo vetëm në rastin e Medvegjës. Në lidhje me këtë intenzivisht punohet në vendosjen e kontakteve me ministritë e Qeverisë së Serbisë dhe me donatorët.

Me tetë korrik kam nënshkruar kontratë me Administratën për Toka Bujqësore e Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor, mbi përdorimin e mjeteve për rregullimin  e rrugëve polake.

 Sipas kësaj kontrate, komuna e Medvegjës ka fituar 7.000.000 dinarë për ndërtimin e rrugëve polake në sipërfaqe prej 61.800 metra katror. Mirëpo, qëllimi është që të përmirësohet buxheti jonë dhe në çka punohet me të madhe.

Çka për shembull?

Nënshkrimi i kontratave për rrugët komunale

Komuna e Medvegjës gjatë tetë muajve të ardhshëm do të fitojë ndihmën e ekspertëve për përgaditjen e buxhetit programor dhe planeve pesëvjeçare të investimeve kapitale, të cilat do ti finansoj Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës përmes Programit të Partneritetit Europian EU PROGRES me komunat. Qëllimi i kësaj ndihme teknike është në mënyrë të theksuar të avansohet procesi i përgaditjes së buxhetit të komunës së Medvegjës, ndërsa kalimi në programin buxhetor është hap kyçës për përmirësimin e efikasitetit dhe përdorimit të harxhimeve publike. Kjo metodë e përpilimit të buxhetit, e cila përdoret në gjithë botën, do t’i mundësoj komunës së Medvegjës që të planifikojë finansimet publike në përputhje me prioritetet edhe në afatet e gjata, do të avansoj përgjegjësinë në mes përdoruesve buxhetor dhe do të mundësoj precizimin e vlerësimit të përdorimit të mjeteve publike. Përveç kësaj, do të zgjidhet edhe çështja e planifikimit dhe finansimit të ndërtimit të infrastrukturës së re, për arsye se mjetet janë të vogla dhe shpeshë jo të mjaftueshme për finansimit sistematik të investimeve kapitale.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues