Arkiva e lajmeve
                   

NË VRANJË ËSHTË HAPUR SHTËPIA E SIGURTË

23. mars 2015.

Vrajë – Ambasadori amerikan në Serbi, Majkëll Kirbi ka hapur zyrtarisht shtëpinë e sigurtë në Vrajë, për gratë dhe fëmijët të cilët janë viktimë e dhunës familjare.

Në ndërtimin e shtëpisë së sigurtë Komanda Europiane e Ushtrisë Amerikane, përmes Zyrës për Bashkëpunim Ushtarak në Ambasadën e SHBA-së, ka investuar 213.000 dollarë.

Punët në ndërtimi kanë filluar në gushtin e vitit 2014 dhe janë zhvilluar nën vëzhgimin e korpusit inxhinjerik të ushtrisë amerikane.

Shtëpia e sigurtë ka kapacitet që t’i ofroj strehim 25 viktimave të dhunës familjare nga territori i rrethit të Pçinjës.

Projekti zbatohet në partneritet me Fondin B92, si pjesë e kampanjës nacionale e cila është marrë për qëllim që të ngritjes së vetëdijes së publikut rreth problemit të dhunës familjare dhe që të sigurohen shtëpi të sigurta për viktimat.

Qyteti i Vrajës ka siguruar lokacionin, të gjitha lidhjet komunale dhe të punësuarit në shtëpinë e sigurtë, ndërsa Fondi B92 ka gjetur donatorët të cilët e kanë bërë pajisimin e objektit.

„Për disa ditë kjo shtëpi do të filloj të punoj. Me këtë objekt zgjerojmë planin e mbrojtjes sociale në territorin e qytetit. Definitivisht me shtëpinë e sigurt kemi vendosur standard në vetqeverisjeve tjera lokale. Punë e mirë do të ishte që kjo shtëpi të punoj, mirëpo të jetë e zbrazët. Kjo është e tëra e kësaj historie“, ka thënë kryetari i qytetit të Vrajës në hapjen e kësaj shtëpie, Zoran Antiq.

Projekti paraqet shembull të jashtëzakonshëm të bashkëpunimit në mes pushteteve, organizatave joqeveritare dhe sektorit privat, të cilët janë bashkuar në nivelin lokal në luftën kundët problemit serioz global siç është problemi i dhunës në familje, është njoftuar nga Ambasada e SHBA-së.

„Pajtohem me fjalët e kryetarit, se do të ishte mirë që në këtë shtëpi të mos ketë gra. Nga ana tjetër, jam i kënaqur që kjo ndërtesë egziston dhe se është ndërtuar në mënyrë shumë kualitative. Pa partneritetin me Fondin e B92 dhe vetqeverisjen lokale, këtë shtëpi nuk do t’a kishim. Kam vërejtur se gjatë ndërtimit të këtij objekti shumë i’u është kushtuar llogari edhe mbrojtjes së ambientit jetësor dhe për këtë më vjenë shumë mirë. Koftori për nxemje harxhon pelet, ndërsa sëshpejti edhe uji nxehtë do të jetë sillet nga burimet më të afërta të ujit të nxehtë. Kështu që kombinim i bukur dhe dobishëm është edhe fakti se ky qytet i kushton rëndësi edhe mbrotjes së natyrës“, ka deklaruar ambasadori Kirbi.

Në hapjen e shtëpisë së sigurtë në Vrajë ka marrë pjesë edhe drejtori i Fondit B92, Veran Matiq. Objekti përfshin hapësirën e 300 metrave katror.

Përndryshe, deri më tani viktimat e dhunës familjare, gratë dhe fëmijët, janë vendosur në Qendrën për Zhvillim Lokal të Mbrojtjes së Qytetarëve në Vrajë. Vetëm vitin e kaluar gjithsej janë strehuar 81 persona. Prej tyrëve 43 kanë qenë gra dhe 37 fëmijë.

Burimi: Ok Radio dhe Trupi Koordinues