Arkiva e lajmeve
                   

NË SHTËPINË E KULTURËS NË BUJANOC SHFAQJET TEATRALE, FILMAT, VEZËT E PASHKËVE

15. mars 2017.

Bujanoc – Jetmir Ismaili, drejtor i Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, ka thënë se kjo Shtëpi e Kulturës vazhdon me shfaqjen e shfaqjeve teatrale.

Për 16 mars është paralajmruar shfaqja teatrale e cila realizon nga teatri nga Presheva “Skicusi” me qëllim që t`i ndihmojë maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi”.

„Përveç problemeve të shumta, me të cilat ky institucion ballafaqohet, megjithatë kjo kinema përsëri ka filluar të punoj në fund të vitit 2016.

 „Përmes ndihmës së madhe të distributorit nga Beogradi, gjatë vitit 2016, janë shfaqur 19 filma me 25 shfaqje”, tha Ismaili.

Ai pret që edhe ky vit të jetë i njejtë.

 „Të hënën e ardhshme, më 25 mars, kemi shfaqjen e filmit “Biser Bojane” Milan Karaxhiqit dhe filmi vizatimor për më të rinjët “Riçard Roda”.

Shtëpia e Kulturës në Bujanoc është duke u përgaditur shumë për manifestimin tradicional “Vezët e Pashkëve”, i cili ka nisur në vitin 2005. Në ekspozitë me rastin e këtij manifestimi do të ekspozohen punimet e fëmijëve nga shkollat fillore dhe çerdhet, si edhe edukatorëve. Ekspozita do të hapet në kohën e festës së pashkëve.

Ismaili thotë se Shtëpia e Kulturës ka filluar edhe me portalin e saj, i cili momentalisht është vetëm në gjuhën shqipe, por siç thotë ai, është në përpunim edhe version i tij në gjuhën serbe.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues