Arkiva e lajmeve
                   

NË SHKOLLËN FILLORE “BRANKO RADIÇEVIQ” NË BUJANOC NJË PARALELE MË PAK E FATOSAVE

4. shtator 2017.

Bujanoc – Në shkollën fillore “Branko Radiçeviq”, në klasë të parë janë regjistrua 125 fatosa, 26 më pak për dallim nga viti i kaluar, ndërsa në shkollën fillore në territorin e komunës së Bujanocit janë pranuar 383 nxënës të rinj.

Fatosat, në shkollën “Branko Radiçeviq”, i ka pritur drejtoresha Gordana Zllatkoviq me arsimtar të cilët do të kujdesen edhe për një gjeneratë, ndërsa mirëseardhje i ka dëshiruar nxënësve edhe nxënësit e klasave tjera të cilët për këtë rast, si për çdo vit, kanë organizuar program manifestiv.

„Dëshiroj që gjithmonë të jenë të shëndetshëm dhe të qeshur dhe të rrespektoni prindërit tuaj, që të shoqëroheni me shokët dhe mësuesit tuaj, por edhe me të gjithë neve në shkollë të bëni shokë dhe këtu të mësoni shumë. Ju faleminderit, qofshi të lumtur dhe mirë së keni ardhur”, ka porositur drejtoresha Zllatkoviq.

Sipas fjalëve të pedagoges Natalia Stankoviq, këtë vit në klasë të parë janë regjistrua 125 nxënës, gjë që është 26 më pak për dallim të vitit të kaluar, dhe kështu në vend se në gjashtë paralele, fatosat do të rradhiten në pesë paralele. Ajo ka shtuar se përveç çantave dhe pajisjeve shkollore, fatosat por edhe nxënësit e klasave tjera, prindërit apo kujdestarët e të cilëve janë shfrytëzues të ndihmës sociale, kanë marrë edhe tekstet shkollore falas. Stankoviq ka theksuar se prej këtij viti për nxënësit e klasave të pesta, si lëndë obliguese iu është shtuar edhe informatika, edukata fizike me elemente të arsimit dhe sipërmarrësia, në të cilat mësohet në orët e teknologjisë teknike dhe teknologjike.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë edhe këtë vit për fatosat do të siguroj falas çantat dhe artikujt për nxënës, të cilat sipas fjalëve të prindërve të fëmijëve shumë do t`i ndihmojnë kursimit të buxhetit shtëpiak.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues