Arkiva e lajmeve
                   

NË SHITJE FABRIKA, HAPSIRAT NDIHMËSE E ZYRTARE TË NDËRTESËS DHE TOKA E FIRMËS SIMPEN NGA BUJANOCI

5. prill 2023.

Bujanoc - Beograd - Pasuria e paluajtshme e ndërmarrjes për prodhimin dhe shitjen e sfungjerëve dhe tekstileve  Simpen d.o.o Bujanoc është shpallur për shitje përmes tenderit publik gojor.

Siç thuhet në dokumentacionin reklamues, prona përbëhet nga një godinë e industrisë kimike me sipërfaqe 1281 m2, ndërtesa ndihmëse, një godinë zyrash me sipërfaqe 2213 m2, një fabrikë shkumash të buta poliuretani me sipërfaqe prej 3.032 m2, si dhe tokë në komunat kadastrale Levosoje dhe Bujanoc.

Vlera totale e parashikuar e pronës së shpallur është 350,667,891,18 dinarë, ndërsa çmimi fillestar në ankandin e parë është 70% e vlerës së parashikuar të pasurisë së paluajtshme.

Oferta publik është caktuar për datën 4 maj në orën 11:00

Burimi: Ekapija, Shërbimi i Trupit koordinues