Arkiva e lajmeve
                   

NË SHENJË KUJTIMI PËR USHTARËT E RËNË NË LUFTËN E PARË BOTËRORE NË PRESHEVË JANË MBJELLUR 600 PISHA

29. nëntor 2018.

Preshevë - Aksioni i pyllëzimit të Serbisë në kuadër të projektit "Një pemë për një luftëtar" po mbahet këtë javë në Preshevë. Mbjellja filloi të martën, kur u mbollën 600 rrënjë të pishës së zezë në shenjë kujtimi të ushtarëve serbë në Luftën e Parë Botërore.

Deri në fund të aksionit të pyllëzimit në Preshevë në javën e ardhshme do të mbillen 8,000 fidanë.

Duke shënuar njëqindvjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore (1914-1918) aksioni i filluar në vitin 2014, kur Ministria e Drejtësisë - Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve penale në bashkëpunim me JP "Srbija" dhe Fakulteti i Pylltarisë i Universiteti të Beogradit – kanë filluar një projekt social më të gjerë të ripyllëzim  në Serbi me angazhimin e personave të dënuar. Projekti i quajtur "Një pemë për një luftëtar", paraqet aspektin unik i njëqindvjetorit të Luftës së Madhe në Serbi, dhe që do të mbillen 1.3 milionë fidane - një pemë për çdo ushtarëve të vrarë serbë.

"Ky projekt synon të ringjallë kujtimin e viktimave heroike të popullit serb në Luftën e Parë Botërore. Në kuadër të qëllimit social të projektit, angazhimi vullnetar i personave të dënuar duhet të nxisë ndjenjën e dobisë së tyre në shoqëri. Angazhimi i tillë i personave të dënuar është në përputhje me tendencat e reja në sistemin e ekzekutimit të sanksioneve penale - të shërbimit të komunitetit - e cila është shqiptuar për krime të vogla dhe kundërvajtjeve, theksojnë në “Serbiasume”.

Qëllimi ekologjik i projektit është që të rrisë zonën pyjore dhe ajo ka një rëndësi të çmuar për ruajtjen e ambientit, cilësia e cila është drejtpërdrejt e varur nga shkalla e mbulesës pyjore.

Mbi 1,200,000 fidaeë janë mbjellë në projektin "Një pemë për një luftëtar" që nga viti 2014. Projekti përfundon në dhjetor të këtij viti, kur ajo do të jetë me ceremoni në të cilën shënohet fundi i projektit dhe të mbillet rënja e fundit prej 1.300.000 fidanëve.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues