Arkiva e lajmeve
                   

NË RRETHIN E PÇINJËS NGA GRIPI JANË PREKUR 435 PERSONA

16. janar 2017.

Vranjë, Bujanoc – Në Rrethin e Pçinjës janë sëmurë 435 persona nga gripi në javën e parë të janarit.

„Ky numër edhe më tej shkon në rritje kur bëhet fjalë për infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, por epidemia ende nuk është shpallur”, ka thënë epidemilogu Slagjan Stankoviq nga ZZJZ-a.

Sipas fjalëve të tij, sezoni i gripit është aktual deri në mars.

 „Prania e gripit të tipit AH3H2 janë shënuar në rrethinën e Beogradit, por edhe në jug të Serbisë. Ajo çka posaçërisht këshillohet për grupet e rrezikuara, siç janë fëmijët dhe të moshuarit, që të pushojnë, ajrosjen e hapësirave, dezinfektimin, larjen e duarve me ujë të ngrohtë dhe sapun, pirjen e lëgjëve të ngrohta, konzumimin e pemëve dhe perimeve dhe përcjelljen e gjendjes së përgjithshme të organizmit. Në periudhën e ardhshme mund të pritet numër i madh i të sëmuarve nga gripi, por shpresojmë që të vie deri tek stagnimi”, ka thënë epidemilogu Stankoviq.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues