Arkiva e lajmeve
                   

NË RRETHIN E PÇINJËS JANË PASTRUAR LOKACIONET NGA MBETJET E URANIUMIT TË VARFËRUAR

25. mars 2014.

BEOGRAD – Në bazë të të dhënave zyrtare të Agjensionit për mbrotjen nga rrezatimi jonizues dhe sigurisë nukleare të Serbisë, gjatë bombardimit të NATO-s në vitin 1999, në territorin e vendit tonë është përdorur monicion i uraniumit të varfëruar.

Prezenca e uraniumit të varfëruar në mjedisin jetësor u konfirmua në rajonin e Vranjës,  pas operacioneve ajrore të forcave të NATO-s në territorin e Serbisë, ka njoftuar kjo agjensi.

Në këtë rajon uraniumi i varfëruar është regjistruar në lokacionet e Plaçkovicës – transmetuesi RTS-ist, 4 km në veri të Vranjës, Borovac – 10 km në jug të Bujanocit, Bratosellcë – 10 km në verilindje të Preshevës, Bukurocës dhe Leranit – 10 km në lindje të Preshevës.

Për këtë arsye këto lokacione, Ushtria e atëhershme Jugosllave, i ka shënuar si zona të kontaminuara, ndërsa në periudhën nga vitit 2002 deri në 2007, është realizuar aksioni i pastrimit të terrenit. Në të gjitha lokacionet është kryer kontrollë i detajuar dosimetrik dhe dezinfektues, ku janë gjetur disa predha, është dezifektuar toka dhe gjithë materiali radioaktiv është mbledhur dhe ruhet në deponinë e mbetjeve radioaktive në JP "Nuklerani objekti Srbije" (Objektet nukleare të Serbisë).

Gjithashtu, në deponinë e mbetjeve ruhen edhe mbetjet e plumbave nga uraniumi i varfëruar në kontejnerët e përshtatshëm dhe në fuçitë metalike me dheun e kontaminuar. Gjendja momentale e kësaj deponie nga materiali i këtij lloji, i plotëson kushtet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Pas pastrimit, këtij terreni i`u është bërë edhe një shqyrtim dosimetrik.

Çdo vit, në kuadër të programit të monitorimit të radioaktivitetit, për qëllim të vlerësimit të rrezikut të mjedisit jetësor dhe vlerësimit të rrezikut shëndetësor për banorët, kontrollohet radioaktiviteti i të gjithave parametrave të mjedisit jetësor në lokacionet e dekontaminuara në të cilat kanë pasur efekte municionet me  uranium të varfëruar.

Të gjitha të dhanurat e deritanishme tregojnë se në këto lokacione nuk është vërtetuar prezenca e uraniumit të varfëruar.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues