Arkiva e lajmeve
                   

NË RRETHIN E JABLLANICËS ÇDO VIT MË SHUMË SE 1000 METRA KUB DRU JANË PRERË NË MËNYRË TË PALIGJSHME

17. korrik 2018.

Leskoc, Medvegjë - Prerja ilegale e drurit është një problem i madh në pothuajse të gjitha vendet e botës. Përveç dënimeve të vogla të parashikuara hajnat e maleve në Serbi, problemi është se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që rezultojnë nga prerja jo-selektive dhe e tërësishme.

Zoran Momiq, drejtor i pylltarisë në Leskoc, tha se në territorin e Rrethit të Jabllanicës çdo vit në mënyrë të paligjshme priten në mes të 1000 dhe 1200 metra kub të drurit, gjë që, përveç humbjeve të mëdha financiare, kjo është shumë e keqe për mjedisin jetësor.

Pyjet shtetërore mbi të cilat ata i kontrollojnë, mbulojnë 41,000 hektarë, ndërsa vjedhja është më e shpeshtë në zonat që janë më afër rrugëve, tha Momiq.

Në territorin e rrethit të Jabllanicës, pyjet private, të cilat janë gjithashtu objekt i pylltarisë, mbulojnë rreth 105,000 hektarë. Është shqetësuese, thotë Momiq, se në këto zona më shpeshë punohet për "prerje  të pastërta", domethënë shkatërrim total që është jashtëzakonisht e dëmshme për mjedisin.

Sipas Momiq, mbi 6 kompani të menaxhimit të pyjeve - Vucje, Predejanë, Vlasotinc, Cërna Trava, Medvegjë dhe Lebanë - janë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pyjeve në Jabllanicë. Në këtë territor ka 35 roje pylli, të cilat të paktën një herë në 10 ditë ata janë në terren.

Momiq mendon se një numër më i madh njerëzish, si dhe pajisje dhe mekanizim më të mirë, do të mundësojë që të kenë një shkallë më të madhe kontrolli, gjë që do të rezultojë në zvogëlimin e prerjeve ilegale.

Megjithëse pylltarët ndjekin situatën, terreni është i madh dhe gjithmonë thotë se ekziston mundësia që në disa zona të priten ilegalisht pyjet. Ajo që nuk është e mirë është se njerëzit nuk janë të informuar për pasojat që lënë për mjedisin jetësor.

Përveç ndërgjegjësimit të pamjaftueshëm të popullit, thotë Momiq, problemi është se dënimet për ata që jepen janë simbolike, nga me kusht deri në rreth 30,000 dinarë.

Nevojitet një politikë kontrekte dhe strikte e cila do të jepte rezultate më të mira.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues