Arkiva e lajmeve
                   

NË QENDRËN PËR PRANIM NË PRESHEVË ARRIJNË EMIGRANTËT NGA BEOGRADI DHE SUBOTICA

17. janar 2017.

Preshevë – Në Qendrën për Pranimin e Emigrantëve në Preshevë momentalisht qëndrojnë rreth 980 njerëz, ndërsa në mesin e tyre ka më shumë se 250 fëmijë dhe të rinj deri në moshën 18 vjeç.

Drejtori i OJQ “Të rinjët për refugjatë”, Valon Arifi, ka deklaruar se emigrantëve në këtë qendër kanë siguruar të gjitha kushtet për jetë normale gjatë ditëve të dimrit: ushqim, mbrojtje shëndetësore dhe nxemje, ndërsa janë formuar edhe punëtoritë argëtuese për fëmijë dhe hapësira për rekreacionin e të mëdhenjëve.

Arifi ka theksuar se në javët e fundit numri i emigrantëve të cilët kalojnë kufirin në mes Maqedonisë dhe Serbisë gjithnjë është duke u zvogëluar, dhe nuk ka as kalime nga kufiri bullgar dhe kështu përshkak kësaj nuk punon as pika pranuese në Miratoc.

Sipas fjalëve të Arifit, momentalisht në Qendrën për Pranim në Preshevë më së shumti arrijnë emigrantët nga rrethina e Suboticës dhe nga Beogradi, të cilat kanë vendosur që të largohen nga barakat dhe nga parqet.

Komesariati për Refugjatë përsëri ka përsëritur se në objektet e akomoduara ka vend për të gjithë emigrantët të cilët qëndrojnë në territorin e Republikës së Serbisë. Siç është paralajmruar nga Komesariati se të gjithë emigrantët të cilët nuk janë në qendrat për azil, përballen me temperatura të ulëta dhe rrezik shëndetësor kanë përgjegjësi personale.

Burimi: Politika, FoNet dhe Trupi Koordinues