Arkiva e lajmeve
                   

NË PUSHIM FALAS VETËM ME RAPORTE MJEKËSORE

21. prill 2015.

Beograd – Në pushim falas në 24 banja të Serbisë përmes fondit të PIO-s mund të shkojnë vetëm ata të cilët kanë raporte të mjekut për banjat të cilat i kanë më afër.  

Konkursi për rahabilitimin e pensionistëve të cilët kanë të ardhura të ulëta, është shpallur më 1 prill dhe do të zgjat deri më 20 prill. Askund në konkurs nuk është theksuar se më i vjetri do të udhëzoj në pushim në banjat sipas zgjedhjes së fondit të PIO-s, por qëndron se paraqitjet duhet të dorëzohen organizatave komunale të pensionistëve, sipas vendbanimit.

Në fondin e PIO-s sqarohen se me rastin e paraqitjes së të dhënave i kushtohet rëndësi vendbanimit të pensionistëve dhe se vendimi rreth asaj se në cilën banjë do të caktohet për rehabilitim merret duke u bazuar në dokumentacionin mjekësor.  

 “Nuk mundemi që të gjithëve t’ia plotësojmë dëshirat. Më e rëndësishmja është se në cilat banja t’i dërgojmë nuk do të nxisim kontradikcione në lidhje me sëmundjen duke u bazuar për cilën banjë kanë konkuruar”, thuhet në komunikatën e fondit të PIO-s.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues