Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË TRYEZË E RRUMBULLAKËT PËR ARSIMIMIN NË GJUHËN SHQIPE

15. qershor 2016.

Preshevë – Këshilli për të Drejtat e Njeriut dje në Preshevë ka organizuar tryezë të rrumbullakët në temën “Arsimimi në gjuhën shqipe”.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e institucioneve kompetente, vetqeverisjeve lokale të komunave Bujaoc dhe Preshevë, përfaqësues të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi.

Kjo tryezë e rrumbullakët është pjesë e projektit “Forcimi i stabilitetit të jugut të Serbisë përmes integrimit të pakicës kombëtare shqiptare”, të cilin e implementon Këshilli për të Drejtat e Njeriut me seli në Bujanoc.

Projektin e financon Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrrës dhe Fondi për Shoqëri të Hapur nga Beogradi.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues