Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË „TË KALTËRIT“ KANË ZBULUAR RRETH NJË TONË DUHAN

18. dhjetor 2014.

Policia në xhipin, i cili ka qenë i parkuar në një oborr të një shtëpie në Preshevë, ka zbuluar 837 kilogram duhan të prerë pa dokument përcjellës.

Dyshohet se duhani është kontrabanduar nga Kosova dhe Metohija dhe se ka qenë i destinuar për shitje.

Policia përkohësisht ka konfiskuar duhanin  dhe xhipin, ndërsa për dy persona nga Presheva do të ngrihen padi penale për veprën penale të tregëtisë së paligjshme, ka njoftuar policia në Vranjë.

Përveç kësaj kundër pronarit të punëtorie artizanale në Preshevë, do të ngrihet padi penale përshkak të dyshimit që përmes fshehjes së shitjes së cigareve, nga januari deri më 16 dhjetor të këtij viti, i’u është shmangur pagimit të tatimit me vlerë 350.000 dinarë.

Këtë aksion të duhanit të konfiskuar e kanë kryer Administrata Policore e Vranjës, Agjensioni Informativ i Sigurisë – qendra në Vranjë, Zhandarmeria dhe Administrata Tatimore.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues