Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË MOMENTALISHT JANË 670 REFUGJATË

12. maj 2017.

Preshevë – Në Qendrën Pranuese për Emigrantë në Preshevë momentalisht gjenden 670 refugjatë, nga të cilët gjysma janë nga Afganistani, pastaj nga Pakistana dhe Siria, ka deklaruar përfaqësuesi i Komesaritatit për Refugjatë dhe Emigracion, Goran Qiriq.

Ai ka thënë që numri i refugjatëve të akomoduar në Preshevë gjithnjë ndryshon sepse fjala është për qendrën e llojit të hapur, gjë që tregon se refugjaëve iu është lejuar që lirisht të dalin përmes lejes.

„Refugjatëve iu janë siguruar kushtet themelore për jetesë, ndërsa organizatat të cilat punojnë në qendër kanë mundësuar aktivitete të shumta, duke filluar nga shkolla e arsimit joformal në të cilat kanë orë të gjuhëve dhe lëndëve tjera, përmes aktiviteteve sportive të futbollit për femra dhe meshkuj, jogës, orëve të gitarës dhe diçka të tillë”, tha Qiriq.

Ai shtoi se qendra për refugjatë në Preshevë është e vetmja në Serbi e cila ka ordinancën stomatologjike mobile dhe sallonin e flokëve. 

Sipas fjalëve të tij, në ditët e nxehta ndodhë që emigrantët përgjithmonë ta lëshojnë qendrën me shpresë që ta kalojnë kufirin, por edhe që pas tentimit të pasuksseshëm përsëri të kthehen në Preshevë.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues