Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË JANË ZBULUAR GJASHTË EMIGRANTË NË TREN

14. janar 2015.

Preshevë – Doganierët në stacionin policor të Preshevës kanë ndaluar dy tentim kalime ilegale të emigrantëve në Serbi.

Sëpari janë zbuluar katër emigrant në trenin që ishte në realicionin Greqi – Gjermani, ndërsa në natën e 12 dhe 13 janarit është ndaluar kalimi ilegal i kufirit edhe dy shtetasve të huaj.

Doganierët në bashkëpunim me policinë në rastin e parë kanë kryer kontrollin e trenit dhe me mjetin për matjen e përqëndrimit të dioksid karbonit kanë sasinë vlerën më të madhe se që është e zakonshme, çka edhe ka treguar në praninë e qenieve të gjalla.

Paisja ka treguar se në vagon i cili e kishte të shqyer mbulesën prej gome dhe i cili kishte shumë mallra të ndryshëm, gjenden edhe emigrantët ilegal. Kjo është vërtetuar kur pas hapjes së vagonit janë zbuluar katër shtetas të Afganistanit.

Në rastin e dytë „udhëtarët e vërbuar”, janë zbuluar me rastin e kontrollimit të trenit i cili udhëtonte në realicionin Selanik – Beograd. Pasi që kanë hequr pjesën e sipërme të tavanit të vagonit të dytë, doganierët dhe policët kanë zbuluar dy shtetas të Sirisë.

Në të dy rastet bëhet fjalë për personat e gjinisë mashkullore të moshës deri 30 vjet, të cilët i’u janë dorëzuar në kompetencë të policisë kufitare.

Burimi: Juzhne vesti dhe Trupi Koordinues .