Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË JANË PËRMBYSUR PODRUMET DHE OBORRET E SHTËPIVE

12. tetor 2015.

Preshevë – Në Preshevë podrumet, oborret dhe katet përdhes të shumë shtëpive janë përmbyszr përshkak të rënieve të mëdha dhe rrjetit jo adekuat të kanalizimit. Në Kryqin e Kuq thonë se në ujë janë më shumë se 50 shtëpi dhe se dëmet janë shumë të mëdha. Për këtë arsye Kryqi i Kuq ka dërguar ndihmë humanitare për 50 familje të cilat janë goditur nga reshjet e shiut në Preshevë. Këto familje kanë marrë pako higjienike, mjete për denzifektimim, çizme dhe pompat për pompimin e llumit dhe ujit. Kryqi i Kuq ka dërguar në Preshevë edhe pjesëtarët e ekipit nacional të cilët veprojnë në situata të fatkeqsive dhe të cilët do të kryejn vlerësimet e para të nevojave të banorëve të rrezikuar.

Situatë më kritike është në Stacionin Hekurudhor, afër Qendrës për Pranim, por objekti në të cilin janë vendosur emigrantët nuk është i rrezikuar.

Kryeshefi i Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme në MPB të RS-së, Predrag Mariq, ka thënë se në Serbi është ngritur niveli i gadishmërisë së shtabëve për situata të jashtëzakonshme përshkak të rënave të pritura të shiut dhe përmbytjeve eventuale, duke shtuar se deri më tani askund nuk ka probleme.

„E përcjellim situatën dhe jemi të gadshëm që të reagojmë”, tha Mariq dhe shtoi se nuk pret dalje nga shtrati të lumenjëve.

Në Serbi sot pasdite do të ndalen të rënat e shiut.

Burimi: RTS, Blic dhe Trupi Koordinues