Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË JANË ARRESTUAR KONTRABANDISTËT E LIDHUR ME UÇK-NË

10. maj 2013.

Preshevë-Anëtarët e policisë kufitare,ne bashkpunim me drejtuesit e policisë kriminale,arrestuan 12 persona te cilët kontrabanduan narkotikë dhe mallëra me akcizë,si dhe janë gjetur  edhe deshmi në lidhje me shoqatat e grupeve kriminele të përbëra me anëtarë te ushtrisë clirimtare të Kosovës.

Dy të arrestuar janë nga Presheva,gjashtë janë nga fshati Miratocë,një nga Aleksinca,një nga Lebani dhe dy nga Vranja.Të gjithë këta janë të dyshuar për kontrabandë të narkotikëve ,drogën ‘’tramadoll’’ cigare dhe duhan si dhe veshmbathje dhe armë.

Sipas disa burimeve te afërta në lidhje me hetimet,pas një operacioni shumë mujor të policisë u zbulua se ata nga Maqedonija kaluan mallrat në Kosovë ,dhe më pas I dërguan ato në Serbine qëndrore dhe ne Evropë.

Në mes të arrestuarve janë  edhe organizatorët e grupit Alan Ademi nga Miratoca dhe Gazmend Xhemaili nga Presheva.Ata ishin te njohur edhe më parë për policine sepse ishin të denuar për të njejtën vepër penale.

I arrestuar është edhe Ismet Bilalli,I cili ishte një anhëtarë I policisë kufitare –stacioni Rujan ,I cili e kepërdori pozitën e tij zyrtare dhe lejoi kontrabandën nëpërmjet kufirit.

Gjatë kryerjes së operacionit u konfiskuan edhe mallëra të ndryhsme të akcizës,një armë zjarri,si dhe dhjetra telefona celularë,të cilët shërbyen për komunikim midis anëtarëve të grupit.

U gjet edhe një fotoaparat për vëzhgim gjatë natës ,një album me fotografi të pjestarëve dhe me pjestarët e ushtrisë clirimtare te Kosovës dhe dokumentacioni në të cilin shpjegohet se si kryhen operacionet e grupit.

 ‘’Se si është I organizuar grupi flet materiali I cili është gjetur në materialet  e regjistruara  të cilat janë shumë te hollësishme në liudhje me atë se si cdo anëtarë paguhet për cdo punë të kryer’’,thotë një burim I afërt në lidhje me hetimin.

Të gjithë të arrestuarit janë ekzaminuar në Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare nëpërmjet Maqedonisë dhe  është përcaktuar paraburgim për 48 orë.Pas kësaj ata me akuzat e tyre penale do ti dorëzohen prokurorisë.