Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË GJITHNJË E MË SHUMË TË SËMURË NGA FRUTHI

16. mars 2018.

Preshevë – “Në Preshevë është rritur numri i të sëmuarve nga fruthi dhe deri më tani janë regjistruar 13 persona të infektuar”, tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu.

„Janë paraqitur pesë të sëmurë në shërbimin e përgjithshëm dhe tetë në pediatric dhe se çdo ditë paraqitet ndonjë rast i ri”, tha Salihu për Tanjugun.

Epidemia e fruthit në territorin e komunës së Preshevës është shpallur më 8 mars, nga ana e Entit për Shëndet Publik.

Saliu thotë se në Shtëpinë e Shëndetit janë marrë të gjitha masat mbrojtëse, është rritur higjiena e personelit mjekësor dhe dhoma e izoluar e personave të sëmurë.

„Ne, sikur Shtëpi e Shëndetit, kemi kapacitetet e duhura, të gjitha shërbimet janë të gatshme. Secili pacient i ri i cili sëmuret nga fruthi paraqitet në Entin për Shëndet Publik”, tha ai.

Ai theksoi se Shtëpia e Shëndetit ka ekipin e pajisur medicinal e cila menjeherë kontrollon edhe anëtarët e familjeve të të sëmuarve nga fruthi.

Saliu ka rikujtuar se Presheva është në grupin e komuna më të pazhvilluara në Serbi, si vend kufitar ka rrezik më të madh nga zgjërimi i fruthit përshkak të emigrimeve, si edhe Qendrës për Pranim për Emigrantë të cilët vijnë nga pjesët e ndryshme të botës.

Në Serbi deri më tani ka 3.538 të sëmuar nga fruthi.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues