Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË ËSHTË HAPUR KUZHINA E PARË POPULLORE, VAKTE MARRIN 400 SHFRYTËZUES

18. korrik 2017.

Preshevë – Me donacionin e organizatës gjermane joqeveritare “Help”, në Preshevë është hapur kuzhina e parë popullore e cila në ditë përgadit nga 400 vakte të nxehta për personat e rrezikuar social dhe të moshuarit nga territori i kësaj komune.

Sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Halimi, deklaroi se organizata “Help” ka siguruar gjitha pajisjet e nevojshme për përgaditjen e vakteve të cilat kryhen sipas programit të Kryqit të Kuq.

"Kuzhina popullore punon që dy ditë, ndërsa sot vaktet e ziera do të ndahen edhe në të gjitha bashkësitë lokale. Vaktet përgaditet dhe ndahen në hapësirat e Kryqit të Kuq të Preshevës, prej ora 10 deri 11, ndërsa prej orës 11.30 do të ndahen edhe në bashkësitë lokale”, tha Halimi.

Ai theksoi se deri më tani është mundësuar që shërbimet e kuzhinës popullore të mirren nga ata të cilët kanë qenë të interesuar, ndërsa në rast të rritjes së numrit të shfrytëzuesve, kuzhina ka pajisje për përgaditjen e 1.200 vakteve në një ndrrim.

„Përgaditsmi nga një vakt të zier në ditë, punojmë sipas programit të Kryqit të Kuq të Serbisë, sikur në gjitha komunat nga Subotica deri në Preshevë, normat dhe kriteret janë të njejta. Sa i përket ndarjes së vakteve, do ta shohim se ku është e nevojshme për qytetarët, kështu që ta mbulojmë tërë komunën e Preshevës”, tha Halimi.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues