Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË DJE JANË REGJISTRUAR 6.500 REFUGJATË, SOT KANË ARRITUR MË SHUMË SE 4.500 NJERËZ

23. tetor 2015.

Preshevë – Në Qendrën për Pranimin e Emigrantëve në Preshevë, prej mesnate deri mbasdite janë regjistruar 3.700 refugjaë, ndërsa momentalisht më shumë se 300 refugjaë në qendër presin për t’u regjistruar dhe se rreth 500 refugjatë presin në rradhë pranë qendrës së pranimit, ka deklaruar përfaqësuesja e zyrës së UNHCR-së në Beograd, Mirjana Millekonvski.

Millekovski ka deklaruar se të mërkuren në Qendrën e Pranimit në Preshevë janë regjistruar 6.500 refugjaë, numër rekord që kanë ardhur deri më tani.

„Numri i refugjatëve nuk po zvoglohet, vetëm në tetor në Qendrën për Pranim janë regjistruar 102.520 kërkues azili. Të gjithë ata që presin të regjistrohen në Preshevë janë larguar nga shiu duke vendosur mbuloja“, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se mbrenda qendrës janë vendosur tendat, si dhe në fushën e Miratocës, ku refugjatën mbahen para hyrjes në Preshevë. Millenovski tha se deri më tani nuk ka pasur nevoj që të aktivizohet qendra për regjistrim në fabrikën e baterive “Svetlost”, në Bujanoc, sepse kapacitetet për regjistrim në Qendrën për Pranim në Preshevë janë rritur dhe për tani të gjithë refugjatët të cilët arrijnë nga Maqedonia mund edhe aty të regjistrohen.

„Policia në Preshevë, në qershor, kur numri i refugjatëve filloi të rritet me shpejtësi, ka pasur dy kompjutor për regjistrim, ndërsa tash me ndihmën e UNHCR-së ka 14 të tillë. Disa kompjutorë të cilët kanë qenë për qendrën për regjistrim në Bujanoc, janë sjellur në Preshevë që kështu të shpejtësohet procesi i lëshimit të dokumenteve“, ka thënë Millenkovski.

Numri i refugjatëeve të cilët vijnë në Preshevë prej qershorit është në rrijte, kësht që në tetor numri mesatar i tyre ka arritur në 5.000.

Sipas të dhënave të MPB-së prej fillimit të vitit në Serbi janë regjistruar 267.717 refugjatë.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues