Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË 900 REFUGJATË, ËSHTË SIGURUAR USHQIM DHE NXEMJE

24. janar 2017.

Preshevë – “Në Qendrën për Pranim të Refugjatëve në Preshevë janë akomoduar 904 meshkuj, grad he fëmijë të cilëve iu është siguruar akomodimi, ushqimi, veshja dhe shërbimet medicinal dhe deri më tëni nuk ka pasur asnjë problem”, ka deklaruar përfaqësuesja e UNHCR-ës në këtë qendër Lirije Selmani Misini.

Selmani Misini ka thënë se refugjatët të cilët vijnë në Qendrën e Pranimit nga Maqedonia apo Bullgaria, dukshëm janë të lodhur dhe kanë shumë pak gjësende personale, përshkak të cilës të gjithëve në qendër pikë sëpari i ndahen veshje dimërore për të cilat kanë mungesë.

„Në mesin e refugjatëve të cilët janë paraqitur në Qendrën për Pranim në Preshevë ka pasur shumë pak që kanë pasur të ftohtë, por shumica prej tyre nuk kanë veshje dimërore. Zakonisht të gjithë ata të cilët vijnë marrin një pako me rroba: të brendshme, pallto dimërore, trenjerka dhe patika. Në Qendrën për Pranim ka numër të madh të familjeve me fëmijë, por ka edhe fëmijë pa përcjellje të prindërve”, ka thënë Selmani Misini.

Në Qendrën për Pranim ka qendër shëndetësore e cila pa ndërprerë punon.

“Përveç ftohjeve dhe fruthit të fëmijëve, nuk ka probleme të serioze shëndetësore në mesin e refugjatëve. Po nëse tek disa individ paraqiten problemet serioze shëndetësore, i dërgojmë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, apo nëse është e nevojshme në Qendrën Shëndetësore në Vrajë. Pacientët kanë përcjelljen e ekpitit të mjekëve nga UNHCR-ja, deri sa të zgjasë shërimi i tyre”, tha Selmani Misini.

Përfaqësuesja e UNHCR-ës ka theksuar se janë ngrohur të gjitha hapësirat në të cilat qëndrojnë refugjatët në Qendrën për Pranim në Preshevë, dhe se iu është siguruar nga dy shuajtje të nxehta, dreja dhe darka, ndërsa për mëngjes marrin ushqim të thatë.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues