Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË 600 EMIGRANTË, 352 KËRKESA PËR AZIL

17. mars 2016.

Preshevë – Në qendrën për pranim në Preshevë momentalisht janë rreth 600 emigrantë, prej të cilëve 150 janë fëmijë, thotë ministri për punë, punësim, për çështje veterame dje sociale, Alleksandar Vulin. Ai shtoi se deri 352 persona kanë dorëzuar kërkres për fitimin e azilit në Serbi.

Vulin deklaroi se në Preshevë të gjithë emigrantët kanë të drejtë të kërkojnë azil në Serbi, por askush nuk ka të drejtë që të kaloj kufirin në mënyrë ilegale.

Ai theksoi se ka pasur burgosje të kontrabanduesve dhe ndalime ilegale të kufirit, duke shtuar se MPB e Serbisë kryen detyrën e vet në mënyrë të jashtëzakonshme.

 „Kemi numrin më të madh të kontrabanduesve të burgosur, vetura të konfiskuara, si dhe numrin më të madh të ndalimeve të kalimit ilegal të kufirit”, tha Vulin.

Ministri theksoi se Serbia akend nuk ndalon e inkurajon që ilegalisht të lëviz përmes kufirit apo të kërkoj rrugë të tjera. Ai tha se vendet të cilat janë destinacione të fundit për emigrantët kanë vendosur se si të sillen ndaj refugjatëve, ndërsa Serbia punon ashtu që siç kanë vendosur vendet gjatë rutës ballkanike.

„Nëse Austria, thotë se kufijt e vet janë të mbyllur, atërherë janë të mbyllura edhe kufijt e Sllovenisë, Kroacisë..”, theksoi Vulin duke shtuar se nuk dëshiron ti komentoj ngjarjet në Maqedoni, sepse Serbia ato probleme nuk mund t`i zgjidh, për arsyes se është përgjegjëse vetëm për territorin e vet.

Minitrit Vulin iu janë dorëzuar çelsat veturës për transportin e udhëtarëve të cilat i ka dhuruar frima “Trajs Grup Hold”, me çrast ai theksoi se është e  rëndësishme që donatorët të kuptojnë secilën ndihmë e cila drejtohet për emigrantët, të cilën një ditë mund ta përdorin edhe banorët lokal.

Kështu që vetura e dhuruar, e cila do të shërbej për transportin e emigrantëve me nevoja të veçanta, pas krizës së emigrantëve do t`i dorëzohet Qendrës për Punë Sociale në Vrajë.

Burimi: Tanjug, RTS dhe Trupi Koordinues