Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË 500 EMIGRANTË TË KTHYER NGA KROACIA

1. mars 2016.

Preshevë – Në Preshevë gjendet rreth 500 emigrantë të kthyer nga Kroacia, ndërsa në kufirin maqedon Tabanoc gjendet qindra refugjatë, ka deklaruar drejtori i Qendrës për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Kërkuesve të Azilit, Radosh Gjuroviq.

Gjuroviq ka thënë se Serbia, si vend i fundit në rutën ballkanike para kufijve të UE-së, gjendet në pozitën e palakmueshme e cila  zgjidhjen e krizës së emigrantëve nuk mund ta shoh dhe se deri sa nuk do të ketë konsezus për çështjen e krizës së emigrantëve mbrenda UEs-së, situata do të përkeqësohet.

Ai tha se në Greqi, hyn gjithnjë e më shumë refugjatë, në Gjevgjeli është situatë dramatike, sepse emigrantët tentojnë që me dhunë të hyjnë në Maqedoni dhe kështu policia është dashur të intervenoj me gazë lotësjellës dhe shok bomba. 

„Në Preshevë ka rreth 500 njerëz të cilët janë kthyer nga Kroacia, ndërsa në vendin maqedon Tabanoc gjenden qindra refugjatë”, theksoi Gjuroviq.

Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Kërkuesëve të Azilit thotë se po nëse vjen deri të ndryshimi i rutës së refugjatëve, Serbia përsëri do të jetë stacion transit.

„Ballkani bëhet tampon zonë, ku shumë njerëz do të sillen në të. Mund të vie deri tek ndryshimi i rutës, por Serbia është stacion i pashmangshëm edhe në rastin kur emigrantët fillojnë të kalojnë përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi  apo Bullgarisë”, ka thënë Gjuroviq.

Sa i përket pakos së masave të jashtëzakonshme të cilat i përgadit UE-ja, Gjuroviq nuk pret ndryshime të rëndësishme, sepse kjo më shumë do të jetë në formë të rekomandimeve të cilat nuk kanë karakter detymor.

Burimi: Beta, RTS dhe Trupi Koordinues