Arkiva e lajmeve
                   

NË PARTNERITETIN ME SHOQËRINË CIVILE PËR TË OFRUAR MBËSHTETJE EFEKTIVE PËR QYTETARËT GJATË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME

23. prill 2020.

Beograd-Zyra për bashkëpunim me shoqërinë civile u bën thirrje njësive të vetëqeverisjes lokale dhe shtabet e tyre të krizave që të bazojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e tyre me shoqatat dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile në parimin e partneritetit në rast të gjendjes së jashtëzakonshme dhe të luftojnë përhapjen e infeksionit të koronavirusit.

Zyra rekomandon që vetëqeverisjet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në bashkësitë lokale tëbashkëpunojnë dhe koordinojnë aktivitetet e tyre me njëri-tjetrin, të udhëhequr nga të gjitha masat dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Serbisë, shtabit qendror të krizës dhe rekomandimet e autoriteteve kompetente."

Në këtë drejtim, Zyra thekson procedurën e vendosur nga Qeveria e Republikës së Serbisë për përkrahjen e kategorive veçanërisht të cenueshme të qytetarëve, lëshimi u lejeve  të qarkullimit gjatë orës policore për ofruesit e ndihmës në shtëpi dhe shërbime të ndihmës personale, si dhe një platformë të veçantë për regjistrimin e vullnetarëve, si dhe mekanizmat e mundshëm që lejojnë shoqërinë civile të veprojë në gjendje të jashtëzakonshme.

Zyra kujton se "në rrethanat aktuale në të cilat ne të gjithë ballafaqohemi me sfida serioze të jetës dhe shëndetit shoqëria civile, si në situata të mëparshme të ngjashme  ka vënë në dispozicion kapacitetin e saj dhe ka treguar një gatishmëri për të kontribuar në tejkalimin e situatës aktuale,dhe ne bëjmë thirrje për njohjen dhe përfshirjen e tyre.

Zyra është në dispozicion si për vetëqeverisjet lokale dhe organet e tjera shtetërore,ashtu edhe për shoqëri civile  për të gjitha aktivitetet që janë brenda qëllimit të saj, që do të ishin në interes të mbrojtjes së qytetarëve tanë.

Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe Trupi Koordinues