Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË MBLIDHET SHTABI PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME

9. janar 2017.

Medvegjë – Në komunën e Medvegjës është mbajtur mbledhja e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme përshkak të paralajmrimit të të rënave të mëdha të borës në territorin e komunës.

Komandanti i Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, Nebojsha Arsiq, ka njoftuar anëtarët e Shtabit me paralajmrimin.

„Është e nevojshme që të mirren të gjitha masat e nevojshme, të vendosen në gadishmëri të gjitha shërbimet e duhura të cilat janë të aftësuara për reagim në këto situata dhe të punojnë në mbrojtjen e infrastrukturës rrugore dhe energjetike”, tha Arsiq.

EPS-i ka problem në rrugën e Tullarës me gjatësi prej 50 km, ku janë të lidhura 32 trafostacione, por përshkak të nevojave të rritura në terren dhe vetëm me nëntë punëtorë nuk mund që të gjitha të arrihen me kohë. Shefi i njësisë së biznesit në Medvegjë, Zharko Gjorgjeviq, tha se në vitin 2016 është kryer rekonstruktuimi i 50 % të objekteve të trafostacioneve dhe 40 km përçuesve gjatë, ndërsa vetëm rrjeti elektrik në komunë është i gjatësisë prej 300 km.

„Shërbimet për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve janë në terren. Makinat janë të gatshme dhe për tani ka mjaftueshëm rërë për hedhje. Janë porositur 100 ton, çka është e mjaftueshme që rrugët të jenë të kalueshme dhe të sigurta për lëvizje”, ka thënë Stankov Millosheviq, drejtori i NKP Obnova.

“Në Kryqin e Kuq janë të siguruara pakot e ndihmave të cilat distribuohen në terren për shfrytëzuesit e kësaj qendre, ndërsa ka ushqim të mjaftueshëm për kuzhinën popullore e cilat ka 500 shfrytëzues”, ka thënë Luljeta Kosumi, drejtoresha e Kryqit të Kuq.
 

Në këtë mbledhje është miratuar edhe Rregullorja e Punës e Shtabit Komunal, Raporti mbi Punën i Qendrës Operative të komunës së Medvegjës për vitin 2016, si edhe plani i punës për vitin 2017.
 

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues