Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË JANË NËNSHKRUAR KONTRATAT MBI BASHKËFINANCIMIN E MEDIAVE

14. qershor 2017.

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq, në prani të Svetllana Todoroviqit, kryeshefës së Administratës Komunale, ka nënshkruar me përfaqësuesit e mediave kontratat mbi bashkëfinancimin e projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik, për të cilën kjo vetqeverisje lokale ka ndarë 4,7 milionë dinarë.

Komisioni ka mbajtur mbledhjen më 26 prill. Kryetari i Komisionit Radoman Iriq nga Vraja ka udhëhequr punën e Komisionit. Komisioni ka kryer mbikqyrjen detale në secilën nga 22 projektet e arritura dhe ka sjellur njëzëri konkludimin që këto mjetet të miratohen për 11 bartës të projekteve, ndërsa sipas mendimit të Komisionit, për 11 projekte nuk janë miratuar mjetet.

„Sot është ai moment solemn dhe këtë ua uroj. Shpresoj që nga këto mjete të avansoni informimin tuaj, si dhe punën e shtëpive mediale. Me sinqeritet shpresoj që nga Medvegja do të shkojnë shumë lajme të mira, spese dëshira dhe qëllimi ynë është që Medvegjën ta bëjmë vend të bukur, në mënyrë që t`i mbajmë të rinjët të qëndrojnë në vatrat e tyre”, tha Nebojsha Arsiq, kryetari i komunës së Medvegjës dhe përfaqësesve të pranishëm të mediave ka ndarë dhurata përkujtimore.

Mjetet i kanë marrë këto shtëpi mediatike: Radio “Medvegja”, “Info Qendra Jug”, “Info Pres”, “Budite u toku”, RTV “4S”, “Jugmedia”, “Dnevnik Juga”, “Nova naša reč”, “Lugina Lajm”, “Sana Life” dhe “TV K-1”.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues