Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË HAPET FABRIKA E PELETIT

14. mars 2014.

Medvegjë – Kryetari i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, dje ka lëshuar në punë fabrikën e peletit „Jabllanica Eko“ në Medvegjë, në të cilën kanë fituar punë 50 punëtor. Ndërtimin e fabrikës e kanë finansuar komuna e Medvegjës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë me 670.000 euro, Qeveria e Sllovenisë me 290.000 euro, ndërsa 100.000 euro janë siguruar nga programi EU Progresit.

Kryeministri Daçiq ka thënë se është shumë e rëndësishme që fabrika do të hapet në mjedisin e  nacionaliteteve të përziera, nga i cili mjedis në dekadat e fundit njerëzit ishin larguar.

 „Porblemi më i madh i juve të gjithëve, pa marrë parasysh se a jeni serb, shqiptar apo rom është situata ekonomike dhe papunësia. Problemi më i madh është se fëmijët të cilët lindin këtu të kenë prespektivë, të mund të jetojnë, të punojnë dhe të qëndrojnë në këtë treva“, tha Daçiq.

Sipas fjalëve të tij, projektet të cilët janë si i llojit të këtill janë të rëndësisë së veçantë, sepse punëtorët kthehen në kapacitetet prodhuese, me një prespektivë që ajo mund të zgjërohet.

„Atë çka do të prodhoni këtu, në këtë moment është konkurente në treg“, shtoi ai.

Ai ka vlerësuar se me hapjen e kësaj fabrike i dërgohet sinjal investitorëve të ardhshëm që të njejtën gjë t`a bëjnë në Medvegjë, duke shtuar se prespektiva për hapjen e vendeve të reja të punës është shumë e rendësishme, sepse bëhet fjalë për një komunë me përbërje të nacionaliteteve të ndryshme.

 „Sot është heroj ai i cili hapë vende pune, jo ai i cili i mbyllë ato“, ka deklaruar Daçiq.

Ambasadori i Sllovenisë në Serbi, Franc But, ka deklaruar se ky donacion është i popullit slloven dhe shtoi se pret që në të ardhmen edhe ndonjë firmë tjetër sllovene, të investoj në komunën e Medvegjës.

 „Në vitet e fundit, Sllovenia përmes projekteve të ndryshme, Serbisë i ka dhuruar 4.3 milion euro. Jam i sigurt që këtë vit do të vijnë edhe disa investitor, ku disa prej tyrëve Medvegja do ti bëhet destinacion për investim“, ka thënë But.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq, ka rikujtuar se kjo është fabrika e parë prodhuese e cila u hap në këtë vend pas 15 vjetëve. Fabrika e peletit „Jabllanica Eko“ në çdo orë do të prodhoj një tonelatë pelet për nxemje, ndërsa prodhimet e saj do të shiten në tregun vendor dhe në tregun e Italisë, Greqisë dhe Sllovenisë. Lënda e parë, rreth 65%,  për prodhimin e peletit do të sigurohet në territorin e Medvegjës.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues