Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË ËSHTË SHËNUAR FESTA E SVETI SAVËS

30. janar 2017.

Medvegjë – Festa e nxënësve Sveti Sava është shënuar në shkollat e territorit të Medvegjës. Në shkolla kjo ditë ishte ditë pune, por jo edhe mësimore.

Në SHF “Jabllanica e Epërme”, në orën 11, ndërsa në shkollën e mesme “Nikolla Teslla”, nga ora 12 në akademinë solemne e Sveti Savës dhe me prerjen e kulaçit të festës është shënuar Sveti Sava, dita shpirtërore, festa shkollore për nderë të kryepeshkopit, edukatorit dhe krijuesit të legjistraturës.

Edhe në shkollat e fshatrave në komunën e Medvegjës, nxënësit me arsimtarët dhe mësuesit e tyre kanë përgaditur programin solemn. Kjo festë është shënuar edhe në SHF “Shtëpia e Partizanëve” në Buçumetin e Epërm, duke perfermouar shfaqen për Sveti Savën. Mëpastaj nxënësit kanë marrë dhuratat nga nikoqiri i festës, Zoran Bogdanoviq.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, me rastin e festës së shkollës ka vizituar shkollat në Medvegjë dhe në Banjë të Sijarinës, dhe me këtë rast theksoi se:

“Medvegja është mjedis specifik, si për jetë ashtu edhe për punë. Është sfidë e madhe edhe pse nuk është lehtë të punohet në institucionet arsimore në këtë territor, por është edhe nderë i madh. Edukatorët, arsimtarët dhe mësuesit luftojnë për secilin fëmi dhe i mësojnë që pikësëpari të bëhen njerëz të mirë”.
 

Kryetari i komunës ka paralajmruar edhe për hapjen e drejtimeve të reja në shkollën e mesme në Medvegjë, në mënyrë që nxënësit të kenë më shumë zgjidhje me rastin e regjistrimit dhe zgjedhjes së profesionit të tyre në të ardhmen.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues